Shiti shokun e fëmijërisë për para, shpallet në kërkim Mikel Alia. Alia eshte personi ne foton qe shihni me lart, 40-vjeçari me origjinë nga Domgjoni i Mirditës dyshohet se është personi që ka nxjerr në pritë Eri Zefin, i ekzekutuar më 2 tetor, pak metra larg Rrugës së Kombit në Mirditë.
Gjatë hetimit, është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë-Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku me makinën e Zefit në vendin ku ishte caktuar për t’u kryer vrasja.



