• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
34 MILIONË LEKËT IU GJETËN NË SHTËPI/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish gjyqtarit Miri
Home
Aktualitet
Drejtësi

34 MILIONË LEKËT IU GJETËN NË SHTËPI/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish gjyqtarit Miri

24 September, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pas dënimit të Mirit për korrupsion, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procesin për sekuestrimin e mbi 34 milionë lekë që iu kapën në banesë në çastin e arrestimit.

Nga Edmond Hoxhaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e një shume të majme monetare, e cila iu bllokua fillimisht në cilësinë e provës ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ndërkohë është dënuar për korrupsion me vendim të formës së prerë.

Miri, i cili para se të arrestohej ishte gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai kishte filluar punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe deklaratat e tij të pasurisë tregonin një pasuri modeste.

Ai u arrestua në nëntor 2017 pas një hetimi nën dyshimin se një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje ishte në tentativë për të korruptuar Mirin si gjyqtar apeli për uljen e dënimit. Pas një operacioni special, Miri u arrestua në banesën e tij ku u gjet edhe shuma e parave e përbërë nga euro dhe lekë.

Në kërkesën për konfiskimin e pasurisë thuhet se, duke qenë se Shkëlqim Miri është person i dënuar për korrupsion, ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave prandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Prokurori i çështjes Klodjan Braho konkludon se Miri ka pasuri të pajustifikuara, konkretisht vlerat monetare që i janë gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar në nëntor të vitit 2017. “Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ka rezultuar se janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi prej 174.819 euro, 1000 USD dhe shuma prej 10.149.000 lekë”, citohet në kërkesën për konfiskim.

Miri u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me masën minimale të parashikuar për këtë vepër penale, me dy vjet e gjysmë burg, ndërkohë që Apeli e zbuti dënimin ndaj tij me 6 muaj.

Ekspertimi kontabël i kryer nga prokuroria sugjeron se Miri nuk ka pasur burime ekonomike për të justifikuar pasuri të tillë dhe për këtë arsye kjo pasuri duhet sekuestruar.

Miri është deklaruar në gjyq i pafajshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI KURDOHERË NË LARTËSINË E DETYRËS/ Manastirliu me stafin e “Traumës”
Previous article “JUVENTUS DUHET TË STËRVITET MË SHUMË"/ Flet Andrea Pirlo: I vetmi që më ngjason në stil është…

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT