• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
31 PORTRETE SI PIKTURA/ Linda Guri ekspozitë në kryeministri! “Prekje”, Ergys Zhabjaku “trupëzon” emocione në fotografi
Home
Kulturë

31 PORTRETE SI PIKTURA/ Linda Guri ekspozitë në kryeministri! “Prekje”, Ergys Zhabjaku “trupëzon” emocione në fotografi

9 February, 2022 s.autor Kulturë

Me ndriçim të kuq, për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë, e duke shmangur prezencën fizike, Linda Guri fton vizitorët drejt ekspozitës së saj të parë në ambientet e Kryeministrisë.

31 fotografi të pazakonta e një video instalacion të vendosura “në telajo të zezë metalike” janë konceptuar përmes “Prekjes” së penelit, fotografisë e të tjerave materiale duke synuar  të shpërfaqin emocione; qofshin ato “Grimca zgjimi”, një “Vorbull ëndrrash në kërkim të dritës”… a ndoshta “Prekje dashurie”. Rrëfimet vizive bëjnë konfuzë vizitorët, nëse janë përballë një fotografie a pikture.  Por sa e ka ndihmuar Lindën profesioni si make-up artiste?

Këtë koleksion, nuk e kam nisur në fushën e make up-it, por si eksperiment në këto portrete. Një portret i ardhur si pikturë, po në këtë rast është një portret real,në një qenie reale ku ajo reagon dhe jep emocione të tjera”, shprehet artistja.

Ekspresionizmi dhe impresionizmi, e kanë tërhequr prej kohës së studimeve, e veçanërisht veprat që kanë pasur në fokus gruan. E siç thotë, “Prekje” ishte një mënyrë për ta nisur me po atë frymëzim. Modelja është e njëjta, arkitektja Nikol Kaso, e një prej fotografive mban emrin e saj.

 “Kam zgjedhur gruan pasi përmes saj do të arrija të jepja emocionet që doja. Më pas, këtë portret gruaje e kam veshur me ngjyra për të na kujtuar pak pikturën, e përtej saj e kam veshur me elementë të tjerë, me elementë të përditshmes sonë. Me një telefon që ne e përdorim në përditshmëri, me ujin dhe pluhurin,  zgjodha këto tre elementë pasi kanë një lloj transparence në vetvete dhe do më lejonin që ta ruaja elegancën e portretit. Gjithashtu, ngjyrat e përdorur në portret do të ishin të dukshme. Pra, doja të krijoja emocion me këto elementë dhe ti ktheja të zakonshëm në të jashtëzakonshëm”

Në kompozimin e portreteve, imazhet e fiksuara nga fotografi Ergys Zhabjaku vijnë si emocione të trupëzuara.

“Roli i Gysit është një rol shumë i rëndësishëm në punët e mia, pasi çdo punë ka qenë në aksion, në kohë reale. Çdo grimcë e hedhur në ajër, apo ndryshe pluhurat, që siç e shikoni janë të shpërndarë në hapësirë, janë“të kapura” pikërisht nga Gysi. Kështu që ka qenë shumë i rëndësishëm momenti i fotografisë. Mendoj që pa të nuk do ta kisha arritur këtë rezultat, ashtu siç e kisha në kokë”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 28 shkurt. Sa i përket një vizite të mundshme të banorit kryesor të godinës së kryeministrisë, Linda thotë: Ende e presim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI NË HAGË/ Avokati i Thaçit: Qeveria e Kosovës të ketë kujdes, po tentohet të rishkruhet historia
Previous article U PREZANTOHEJ TË HUAJVE SI AGJENT BURSE QË INVENSTONTE NË KRIPTOMONEDHA/ Si 31-vjeçari mori mbi 100 mijë euro përmes mashtrimit me "Call Center"

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT