• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
300 të vdekur në xhami/ Qëllimi ishte shfarosja, ja dëshmitë e tmerrshme
Home
Nderkombetare

300 të vdekur në xhami/ Qëllimi ishte shfarosja, ja dëshmitë e tmerrshme

25 November, 2017 F.autor Botë, Nderkombetare

Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i sulmit më vdekjeprurës në historinë e Egjiptit modern, që goditi gadishullin e Sinait të premten.

Shënjestër e sulmit me bombë e armë zjarri, u bë xhamia Al Rawda në Bir Al Abed, pikërisht kur po zhvillohej falja e të premtes. Sipas dëshmitarëve, dhjetëra agresorë që mbërritën me automjete, bombarduan xhaminë e mbushur plot me njerëz, para se të hapnin zjarr ndaj besimtarëve.

Imazhet nga vendi i ngjarjes ishin rrëqethëse dhe treguan radhë të tëra me trupa të përgjakur brenda vendit të shenjtë. Spitalet u dyndën nga personat e plagosur. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë.

Ai shpalli 3 ditë zije kombëtare. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por militantë që kanë lidhje me Shtetin Islamik, kanë qenë përgjegjës për një sërë sulmesh që kanë goditur gadishullin.

Megjithatë, ata zakonisht shënjestrojnë kisha, prandaj ky sulm i përgjakshëm në xhaminë që përdoret nga komuniteti i myslimanëve Sufi, ka tronditur Egjiptin. Një degë mistike e Islamit Sunit,Sufizmi pranohet gjerësisht rreth botës myslimane, por disa grupe xhihadiste, përfshirë edhe ISIS-in, i shohin ndjekësit e tij si heretikë.

I gjithë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministren britanike Theresa May, dënuan me termat më të ashpër sulmin.
Mesa duket qellimi ishte nje dhe i vetem. Te shfarosnin sa me shume.

“Ata po qëllonin mbi njerëzit serish kur u larguan nga xhamia”, tha një banor vendas, të afërmit e të cilit ishin në vendngjarje. “Ata po qellonin edhe ambulancat”.

Zyra e Presidentit egjiptian Abdelfattah El-Sisi ka shpallur tri ditë zie. Ai tha se megjithëse sulmi kishte për qëllim lëkundjen e besimit të egjiptianëve, ai vetëm do të rrisë përpjekjet e vendit për të luftuar terrorizmin, sipas Al Arabiya.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij per presidentin egjiptian, duke e përshkruar sulmin e së premtes si mizor dhe cinik.

“Vrasja e civilëve gjatë një riti fetar është e habitshme me mizorinë dhe cinizmin e saj. Ne jemi edhe njëherë të bindur se nocioni i moralit njerëzor është absolutisht i huaj ndaj terroristëve”, tha Putin.

Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi sulmin si “frikacak”, duke theksuar se bota duhet të mposhtë terroristët ushtarakisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çdo vajzë duhet të ketë në garderobë këtë veshje, ja trendi më IN i momentit (Foto)
Previous article Juventus blen përfundimisht Douglas Costa nga Bayern Munchen

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT