• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
300 MILIARDË DOLLARË NË VIT/ Bota arrin marrëveshjen për klimën deri në vitin 2035
Home
Nderkombetare

300 MILIARDË DOLLARË NË VIT/ Bota arrin marrëveshjen për klimën deri në vitin 2035

24 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Vendet e zhvilluara të mbledhur në Baku të Azerbajxhanit miratuan një objektiv financiar global prej 300 miliardë dollarësh në vit për të ndihmuar vendet më të varfra të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike. Një marrëveshje të cilën vendet e varfra e kritikuan si mjerisht të pamjaftueshme.

Marrëveshja, e arritur në konferencën dy-javore në kryeqytetin e Azerbajxhanit, kishte për qëllim të jepte vrull për përpjekjet ndërkombëtare për të frenuar ngrohjen globale në një vit të destinuar të jetë më i nxehti i regjistruar. Disa delegatë i dhanë marrëveshjes një ovacion të fortë në sallën plenare të COP29. Të tjerë kritikuan kombet e pasura që nuk bënë më shumë dhe kritikuan mikpritësin e Azerbajxhanit për dorëzimin e ngutshëm të planit të diskutueshëm.

“Me keqardhje them se ky dokument nuk është asgjë më shumë se një iluzion optik,” tha përfaqësuesi i delegacionit indian në seancën përmbyllëse të samitit.

Shefi i klimës i Kombeve të Bashkuara, Simon Stiell, pranoi negociatat e vështira që çuan në marrëveshje, por e përshëndeti rezultatin si një politikë sigurimi për njerëzimin kundër ngrohjes globale. “Ka qenë një udhëtim i vështirë, por ne kemi arritur një marrëveshje,” tha Stiell. “Kjo marrëveshje do të mbajë rritjen e bumit të energjisë së pastër dhe do të mbrojë miliarda jetë.

Marrëveshja do të sigurojë 300 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2035, duke rritur angazhimin e mëparshëm të vendeve të pasura për të siguruar 100 miliardë dollarë në vit në financimin e klimës deri në vitin 2020. Ky synim i mëparshëm u arrit dy vjet me vonesë, në 2022 dhe skadon në 2025. Marrëveshja gjithashtu shtron bazat për samitin e klimës të vitit të ardhshëm, që do të mbahet në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil, ku vendet duhet të përcaktojnë dekadën e ardhshme të veprimit klimatik.

Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale. Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Vrau 43-vjeçarin pak ditë më parë, arrestohet autori i ngjarjes TRAGJIKE në Tropojë
Previous article SEKUESTROHEN 76 KILOGRAM DROGË NË ITALI/ Dy të arrestuar, njëri prej tyre shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT