• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“300 MIJË LEKË NË DORË OSE TË GJOBITËM”/Zbardhet si nisi debati që përfundoi me sherr mes pronarit të lokalit dhe Inspektorëve
Home
Breaking News

“300 MIJË LEKË NË DORË OSE TË GJOBITËM”/Zbardhet si nisi debati që përfundoi me sherr mes pronarit të lokalit dhe Inspektorëve

23 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Elton Kila alias Kastriot Kile, një i pandehur për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe me masë sigurimi “detyrim paraqitje” në policinë Elbasan, ka dhunuar në zyrën e tij, kryeinspektorin shëndetësor, Hektor Musaraj. Kila kishte vetëm dy javë që është marrë i pandehur nga prokurori Bledar Mustafaraj dhe çështja e tij ka kaluar për gjykim.

Por hetimi për pastrim parash, nuk ka sjellë asnjë pengesë për Elton Kila, i cili edhe pse kishte një çështje të hapur në prokurorinë e Elbasanit, ka dhunuar në zyrën e tij kryeinspektorin e duhanit në qarkut e Elbasanit Hektor Musaraj. Pas dhunimit që i ka bërë këtij të fundit, mësohet se Kila është larguar dhe ka shkuar në ambientet e policisë së Elbasanit ku ka depozituar dhe një kallëzim penal për Hektor Musaraj, dhe dy inspektorët Ardian Muça dhe Esida Mile. Kjo pasi sipas Elton Kila, tre zyrtarët shtetërorë janë paraqitur në biznesin e tij “bar-kafe” për të ushtruar kontroll për pirjen e duhanit.

Kila pretendon se në këmbim të mosvënies së gjobës prej 3 milion lekë të vjetra, inspektorët kanë kërkuar 300 mijë lekë të vjetra ryshfet dhe i kanë lënë kohë disa ditë që kjo shumë të paguhej prej tij. Në kallëzimin e tij depozituar në polici, në kushtet kur ai nuk ka pranuar të japë ryshfetin 300 mijë lekë të vjetra, dy inspektorë të shëndetit publik në Elbasan kanë shkuar sërish në biznesin e tij dhe kanë kryer një kontroll të dytë, duke vendosur dhe masën administrative prej 3 milion lekë të vjetra. Një gjë e tillë është kryer në 11 nëntor 2019. Nisur nga kjo situatë, Kila pasi është njohur me këtë masë administrative, ka kërkuar të takojë kryeinspektorin e shëndetit në Elbasan Hektor Musaraj, ku dhe ka ushtruar dhunë fizike mbi këtë të fundit dhe inspektorin Ardian Muça.

Si pasojë e sulmit fizik Ardian Muça është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa kryeinspektori ka shkuar në polici për të bërë denoncimin. Pas kësaj policia ka arrestuar Kilë për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” ndërkohë ka nisur një hetim në gjendje të lirë për akuzën e korrupsionit ndaj tre zyrtarëve Hektor Musaraj, Ardian Muça dhe Esida Mile. Kujtojmë që Kila momentalisht është I pandehur për akuzën e “Pastrimit të parave”, pasi për llogari të një hetimi tjetër, prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar një pasuri kapitale prej 710 milion lekë të vjetra në emër të Elton Kila dhe familjarëve të tij./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''SI RRJET PËR PESHKIM''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ''thumbojnë'' VIP-at (FOTO)
Previous article MË NË FUND/ Young Zerka pranon publikisht lidhjen me Ronela hajatin (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT