• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
30 VJET NGA “EKSODI I AMBASADAVE”/ Tirana përkujton me një monument artistik ditën kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë
Home
Sociale

30 VJET NGA “EKSODI I AMBASADAVE”/ Tirana përkujton me një monument artistik ditën kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë

2 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim. Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë evropiane.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, kreu i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj tha se shumë prej atyre që në ato momente të vështira rrezikuan jetën për liri, sot janë sipërmarrës të suksesshëm në vendet ku jetojnë. “Me këtë monument përkujtojmë shprehjen për liri, por edhe vuajtjet e përjetuara në komunizëm. Më kujtohet shprehja e Dostojevskit, një shprehje ironike: “A jam unë i denjë për gjithë këto vuajtje që po kaloj?” Shumë prej nesh, sidomos gjenerata e prindërve tanë dhe ata që kanë bërë burg politik, me gjasë kanë pyetur veten si Dostojevksi: A i meritojmë t’i heqim mbi kurriz të gjithë këto? Unë besoj se ajo ditë e bekuar, kalimi i atij pragu, ishin një lloj konfirmimi që po, ndoshta vuajtjet na bënë më të denjë për të kërkuar një aspiratë më të madhe, për të qenë dinjitozë e fisnikë, ku sot jemi shumë krenarë për të gjithë ata shqiptarë të suksesshëm që janë integruar, që janë bërë sipërmarrës dhe punëdhënës të valës së re të emigrantëve që vijnë nga rajoni ynë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se vetëm duke përkujtuar të shkuarën, shoqëria jonë mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. “Kjo vepër e Gim Radës dhe ky bashkëpunim mes ministrit të Diasporës dhe Ambasadorit gjerman do të jetë një kujtesë e përditshme e atyre kujtimeve, e episodeve, rrëfimeve dhe unë besoj se nëse do kemi një të ardhme si komb, do jetë duke kujtuar ato gjëra që kanë ndodhur për të ndërtuar një histori shumë herë më të mirë se ajo që kaloi”, theksoi Veliaj.

Vetë skulptori Rada risolli edhe përjetimet personale të ngjarjeve të atyre ditëve ku ai ishte dëshmitar, ndërsa i bëri një apel ambasadorëve të pranishëm që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane. “Ne jetuam një absurd, që nuk e besoj se ka qenë i ngjashëm me absurd tjetër në botë. I ftoj dhe i lus si skulptor dhe si artist, meqë këtu janë ambasadorët, bëni pak më shumë për Shqipërinë, bëni pak më shumë që edhe ne të jemi krah jush. Loboni në vendet tuaja dhe ne do ju jemi mirënjohës siç ju jemi deri më sot”, tha Rada.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Betejat pa lavdi, e atyre në fund të listës Basha
Previous article AKUZAT E PD PËR RRUGËN MILOT-FIER/ Rama: Sulmet nga ata që si duket kanë vjedhur kur qeverisnin

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT