• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 VIKTIMA NGA STUHIA NË SHBA/ Mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës
Home
Nderkombetare

30 VIKTIMA NGA STUHIA NË SHBA/ Mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

27 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 30 viktima dhe probleme të mëdha në energji, transport dhe jetën e përditshme në dhjetëra shtete.

Sipas Associated Press, vdekjet janë të lidhura me hipotermi, aksidente rrugore per shkak të akullit, si edhe incidente gjatë pastrimit të borës.

Në Nju Jork, tetë persona u gjetën të pajetë në ambiente të hapura, ndërsa në Massachusetts dhe Ohio dy persona humbën jetën pasi u goditën nga mjetet e pastrimit te bores.

Aksidente fatale gjatë rrëshqitjes me slita u raportuan edhe në Arkansas dhe Teksas. Mbi 20 shtete, si edhe kryeqyteti Uashington DC, kanë shpallur gjendje emergjence.
Rreth 630 mije banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në jug të vendit. Situata ka paralizuar edhe transportin ajror, ku mbi 12 mijë fluturime u anuluan ose u vonuan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump ka miratuar 12 deklarata emergjence federale, për të ndihmuar shtetet në rikthimin e energjisë dhe pastrimin e rrugëve.

Meteorologët thonë se temperaturat pritet te mbeten nën zero gjatë gjithë javës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJE NË KUVEND PËR AKTIN NORMATIV PËR BUXHETIN 2025/ Braçe pyet Ballën: Kryetar, si të votoj, pro apo kundër? Propozimin tim e rrëzuat
Previous article "M'U ERRËSUAN SYTË"/ Zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT