• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 vende vakante për pozicionin infermier
Home
Sociale

30 vende vakante për pozicionin infermier

8 November, 2017 irahetemaj Sociale

Drejtoria e Q.S.U.”Nënë Tereza” njofton shpalljen e 30 (tridhjetë) vendeve vakante në total, për pozicionin Infermier të përgjithshëm, Infermier Salle Operacioni dhe Infermier në Reanimacion; pranë Shërbimeve Mjekësore në Q.S.U “Nënë Tereza”.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe një adresë e-mail ; si dhe dokumentata përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë diplomuar, minimalisht, në nivelin Bachelor “Infermier”.
  • Për diploma në universitetet jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të dorëzohet ekuivalentimi i diplomës, konform Legjislacionit në fuqi.
  • Të jetë i/e pajisur me Licencën e Ushtrimit të Profesionit nga “Urdhëri i Infermierit” (të vlefshme).
  • Përvojë pune të ngjashme, Specializimet specifike dhe Çertifikatat e aktiviteteve të ndryshme të Edukimit në Vazhdim, përbëjnë kusht preferencial.
  • Të njoh minimalisht 1 (një) gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze
  • Të punojë me ndershmëri dhe të ketë integritet.
  • Të zotëroje aftësi të mira kompjuterike, paketën Microsoft Office,etj..
  • Të jetë i komunikueshëm dhe i vëmëndshëm në detyrat që i përcaktohen.
  • Të jetë i organizuar, i aftë të punojë në grup dhe nën trysninë e respektimit të afateve.

Kritere të veçanta Infermier në Reanimacion :

  • Vlerësimi i gjendjes së pacientit, planifikimi dhe zbatimi i planeve të kujdesit infermieror ndaj pacientit.
  • Trajtimi i plagëve dhe sigurimi i suportit të avancuar.
  • Asiston / Ndihmon mjekët në kryerjen e procedurave mjekësore.
  • Observon dhe regjistron shenjat vitale të pacientëve.
  • Siguron që ventilimi, monitorimi dhe llojet e tjera të pajisjeve mjekësore të funksionojnë siç duhet.
  • Administron likide dhe medikamente intravenoze.
  • Zbaton testet diagnostikuese të deleguar nga mjeku..
  • Bashkëpunon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Përgjigjet situatave të ruajtjes së jetës, duke përdorur standardet dhe protokollet infermierore.
  • Siguron edukim dhe mbështetje për familjarët e pacientëve

Kritere të veçanta Infermier në Sallë Operacioni

  • Vlerëson pacientët para operacionit (p.sh. statusi NPO) dhe fasiliton gjendjen e tyre.
  • Vlerëson dhe ruan mbajtjen sterile të dhomës operatore.
  • Përgatit pacientin për ndërhyrje operatore (faza peri operatore).
  • Observon shenjat vitale të pacientit gjatë monitorimit për të zbuluar anomali të ndryshme.
  • Vlerëson pacientin në fazat post-operatore.
  • Zbaton standardet e sigurisë së pacientit dhe masat paraprake dhe njeh teknikat sterile dhe aseptike.
  • Merr dhe delegon detyrat brenda ose jashtë fushës sterile sipas protokolleve infermierore.
  • Njeh hollësisht proçedurat e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e Q.S.U.”Nënë Tereza”.

Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.

Aplikimet pranohen nga data 07.11.2017 deri më datë 21.11.2017.

Sqarim : Aplikantët do të njoftohen për zhvillimin e fazave të konkursit, nëpërmjet postës elektronike (e-mail).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushtarja seksi që po çmend rrjetin, ja kush është ajo...
Previous article Foto/ Ish- presidenti Nishani shfaqet ne krah të Bashës

irahetemaj

Postime të ngjashme

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026” Aktualitet

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT