Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës dhe kandidat i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka vijuar takimet me qytetarët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Veliaj ka qënë sot pasdite në njësinë numër 9. Gjatë fjalës së tij Veliaj është shprehur se sot është një ditë me bereqet, duke përmendur shiun që ra pasdite në Kryeqytet dhe urimi për kundështarin Arben Skënderi, për ardhjen në jetë të djalit të tij ditën e sotme.
Gjithashtu Veliaj ka thënë se sot është një dit me bereqet edhe për Shqipërinë duke përshëndetur vendimin e Kolegjit Zgjedhor të Shqipërisë për zgjedhjet e 30 qershorit. “Demokracia nuk mund të ndryshojë sipas oreksit të Presidentit”-ka përfunduar ai.


