• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Si vendos Berisha standarte të dyfishta për shtyrjen e zgjedhjeve dhe…
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Si vendos Berisha standarte të dyfishta për shtyrjen e zgjedhjeve dhe…

29 May, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Emisioni “Opinion” nis me aktualitetin politik, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në studio, drejtuesi i “Opinion”, i nxjerr një video Sali Berishës, të vitit 2006. Berisha si kryeministër, në mënyrë kategorike nuk pranonte shtyerjen e zgjedhjeve, që kërkohej me ngulm në atë kohë nga kryetari socialist, Edi Rama.

“Data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet është vetëm në dorën e presidentit….”, deklaroi asokohe Sali Berisha.

“Ky është një nga shembujt tipik të funksionimit të politikanëve tanë me dy standarte. I njëjti politikan që dikur mbronte të njëjtën tezë duke iu referuar kushtetutës që kushtetuta nuk lejon shtyrjen e zgjedhjeve, sot këto deklarata i gjejmë të përmbysura”, tha Mentor Kikia, gazetar.

“Është deklaratë kundra-thënëse. Në atë kohë z. Berishanuk donte të shtynte datën e zgjedhjeve, tani gjen arsye”, tha Mirela Miroli, gazetare.

Dhe përveç videos së paraqitur në Opinion, Top Story gjeti edhe deklarata të tjera të kryeministrit Berisha në vitin 2006. Ai përmendte edhe kushtetutën, si argumentin kryesor që ndalonte shtyerjen e zgjedhjeve.

Por ndryshe nga kriza parazgjedhore e 2007-tës, kur Berisha mbronte kushtetutën sepse nuk lejonte shtyrjen e zgjedhjeve, sot ish kryeministri ka një tjetër qëndrim.

“Kushtetuta nuk është e para, por pluralizmi politik”, deklaroj në “Opinion” Berisha.

“Kur u intereson politikanët kushtetutën e quajnë barrierën më të madhe që nuk duhet shkelur, anashkaluar, kur nuk u intereson është një dokument i zakonshëm që mund të ndryshojë sa herë të duan”, tha Mentor Kikia.

Pra, jemi përballë një historie ku liderët politikë, ndërrojnë vendet mes pushtetit dhe opozitës, por, nuk mbajnë përgjegjësi për standartin e dyfishtë të tyre

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK JEMI NË AMSTERDAM! Kur Durrësi "mbipopullohet" nga biçikletat (FOTOT)
Previous article “FUTBOLLI ËSHTË NË RREZIK”/ Klopp sulmon hapur UEFA-n dhe FIFA-n: Lojtarët kanë nevojë për...

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT