• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Rama mesazh të prerë Metës: S’ka shans të shtyhen zgjedhjet!
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Rama mesazh të prerë Metës: S’ka shans të shtyhen zgjedhjet!

25 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur tërthorazi Presidentit Ilir Meta, i cili tha mëngjesin e sotëm se 30 qershori nuk ekziston si datë zgjedhjesh.

Gjatë një takimi me banorët Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje.

Sipas tij, vendimi i opozitës për të mos u futur në zgjedhje është një vetëvrasje politike spektakolare.

“ Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën nga një anë tjetër, sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë, s’ja vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s’jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë.

Por do duhet vëmendje e madhe për të pasur proces të rregullt. Secili mund të zgjidhet, nëse dëshiron të paraqitet, pastaj secili në mendjen e vet do me u zgjedh apo jo. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Nuk ka shans të ndodhë kjo që thonë ata “unë nuk jam gati për ndeshje, ti s’do hysh në stadium”.

Ne shikojmë një rënie të kuponëve në këtë fazë. Kjo ka lidhje, sepse është klima e krijuar që me kurajo bjeri murit me kokë, shkel ligjin, etj. dhe kjo përhapet se çfarë mësimi u jep tjerëve. Një mision i politikës është të kesh edhe forcën e shembullit, po çfarë shembulli japin ata”, theksoi Rama.

ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.2 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 25. Juni 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA TË KEM LULIN DHE MONËN NUK PYES PYES PËR AMERIKËN"/ Spiropali për Metën: Historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri
Previous article TRONDITI QIPRON/ Vrasësi serial dënohet me 7 burgime të përjetshme

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT