• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Ngjela i përgjigjet kryemadhit duke sulmuar Metën: Po tenton të vetëshpallet monark, fundi i keq
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Ngjela i përgjigjet kryemadhit duke sulmuar Metën: Po tenton të vetëshpallet monark, fundi i keq

26 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar, lidhur situatën e tensionuar politike në të cilën është përfshirë vendi.

Në një postim në Facebook, Ngjela ka theksuar se presidenti Meta po tenton që të vetëshpallet monark absolut, sipas tij do të përfundojë keq.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Kur një president i një republike parlamenrare që është zgjedhur nga parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.

l.Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:

1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Kjo është esenca e demokracisë në një republikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhëti kombëtare.

Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?

E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.

Po partitë politike e dinë që kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”

ll.
Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?
Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet.
“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.

Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?

Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?
Kjo pritet për t’u parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TË Q*** VËRDALLË E TË JETOJ JETËN E..."/ Lori Hoxha habit dynjanë, ia qan hallin Armina Mevlani: Eh moj shoqe eh… (FOTO)
Previous article "LUFTË CIVILE DHE VËLLAVRASJE, LE TË KETË"/ Ish-deputeti i PD: Nuk tërhiqem! Zgjedhje nuk mund të ketë

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT