• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
30 QERSHORI/ “Accociated Press”: Meta mbështetës i opozitës, zgjedhjet “thembra e Akilit”….
Home
Zgjedhjet

30 QERSHORI/ “Accociated Press”: Meta mbështetës i opozitës, zgjedhjet “thembra e Akilit”….

29 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Media, Zgjedhjet

Nesër zhvillohen zgjedhjet  lokale në vend, të cilat ndryshe nga herët e tjera kanë pasur një vëmendje të veçantë. Thënë kjo për shkak të bojkotit të tyre nga opozita dhe të dekretit të presidentit për t’i anulluar ato.

Gjithsesi, tashmë është fakt, zgjedhjet do të zhvillohen nesër, të mbështetura nga ndërkombëtët.

Media e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ku ndër të tjera  “Accociated Press” i bën një analizë specifike situatës në Shqipëri dhe e cilëson presidentin Meta si mbështëts të opozitës.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera  “Accociated Press”: Presidenti Meta  duke mbeshtetur opozitën u përpoq të anulojë votimin e  së dielës për shkak të bojkotit të opozitës dhe të enjten ai njoftoi se zgjedhjet do të zhvilloheshin me datë 13 tetor, disa ditë para se të pritet vendimi i BE-së mbi negociatat e antarësimit.

ARTIKULLI I PLOTË:

Zgjedhjet lokale të Shqipërisë po marrin një rëndësi më  të veçantë se zakonisht, duke u vlerësuar si një provë e demokracisë për shtetin ish-komunist që shpreson të nisë negociatat e antarësimit në Bashkimin Europian.

Opozita e mbështetur nga presidenti i vendit, po bojkoton zgjedhjet  me pretendimet e saj për korrupsion në nivel qeveritar si dhe kërkesën për zgjedhje të parakoheshme parlamentare.

Qeveria nga ana e saj nuk i merr parasysh pretendimet e opozitës dhe vazhdon të ecë përpara.

Mbajtja  e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë “thembra e Akilit” për Shqipërinë (tashmë pjesë e NATO-s)  në mënyrë që ajo të nisë negociatat me Bashkimin Evropian.

KONFLIKTI POLITIK

Presidenti Meta  duke mbeshtetur opozitën u përpoq të anulojë votimin e  së dielës për shkak të bojkotit të opozitës dhe të enjten ai njoftoi se zgjedhjet do të zhvilloheshin me datë 13 tetor, disa ditë para se të pritet vendimi i BE-së mbi negociatat e antarësimit.

Megjithatë kryeministri Edi Rama këmbëngul që zgjedhje do të zhvillohen siç shte planifikuar të dielën, për të parandaluar kundërshtarët politikë të përdorin “shantazh” politik për të detyruar thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rama akuzon opozitën se po përpiqet të pengojë negociatat e antarësimit në BE.

Opozita, e udhëhequr nga Lulzim Basha, fajëson qeverinë dhe thotë se kriza politike do të zgjidhet kur Rama të japë dorëheqjen dhe votuesit të jenë të burgosur. Socialistët e Ramës kanë filluar procedurën e gjatë për të rrëzuar Meta, duke thënë se ai ka vepruar në mënyrë jokushtetuese në anulimin e votës.

PRESIONI NDËRKOMBËTAR

Shtetet e Bashkuara, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare vazhdimisht i kanë bërë thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe për të mbajtur dialog për të zgjidhur bllokimin politik. Ata e kanë shtyrë atë të mos bojkotojë zgjedhjet dhe denoncoi vendimin e marrë në shkurt nga ZYRTARËT e opozitës për të hequr dorë nga vendet e tyre parlamentare. Demokratët e opozitës nuk i kanë kushtuar vëmendje thirrjeve, megjithëse protesta më e fundit pësoi një reduktim të ndjeshëm të dhunës.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TALLET ME BASHËN/ Kreshnik Spahiu: Vetëm ambasada Ruse nuk e njeh 30 qershorin...
Previous article BABAI E LIDHI ME ZINXHIRË/ Djali 6 vjeçar jetonte si qen, trupi kishte...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT