• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 MJEKËT/ Fassino: Do t’ju tregoj për altruizmin e mikut tim Rama
Home
Politikë

30 MJEKËT/ Fassino: Do t’ju tregoj për altruizmin e mikut tim Rama

31 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Vendi juaj nuk është akoma në Europë, por ai është një shembull”, shprehet ish-kryetari i bashkisë së Torinos, Piero Fassino për gazetën italiane “Corriere della Sera”, duke folur për gjestin e Kryeministrit Edi Rama për dërgimin e ekipit mjekësor shqiptarë në Itali.

“Gjesti i tij i solidaritetit me Italinë nuk më befasoi, ai është një njeri i aftë për gjeste bujare”, thekson Fassino, i cili e njeh kryeministrin shqiptar, Edi Rama prej gati 25 vitesh.

“Nga Shqipëria na vjen një mësim për humanitetin, vëllazërinë dhe shpirtin europian, për të cilat duhet të reflektojë kushdo që është bërë rob i frikës dhe egoizmit në Europë”, vazhdoi ai.

Duhej Shqipëria, me 10 mjekët dhe 20 infermierët e saj të dërguar në Itali, që t’i jepte Europës një shembull solidariteti?

“Asnjë komb nuk mund të dalë vetëm nga kjo krizë dhe fjalimi i kryeministrit Rama është një demonstrim i kësaj”.

Nuk ju habiti?

“Jo, sepse jemi miq, unë e di thellësinë e tij njerëzore dhe politike”.

Kur dhe si u takuat?

“Në fund të viteve ’90. Ai ishte ndër eksponentët kryesorë të Lëvizjes për Demokraci, që u ngrit në Shqipëri, pas dështimit të “firmave piramidale”. Asokohe, unë isha në qeveri, ministër i Tregtisë së Jashtme dhe merresha me marrëdhëniet me vendin e Shqiponjave, për të cilin Rama ishte ministër i kulturës. Megjithatë e njoha më mirë sidomos kur, në vitin 2000, ai u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe, me një kapacitet të shquar drejtues, ai ndryshoi fytyrën e qytetit”.

Si është ai si njeri?

“Ai është një njeri i gjithanshëm, një piktor, një shkrimtar i suksesshëm, një basketbollist, ai është i njohur për rrobat e tij me ngjyra të ndezura dhe, si kryeministër, i zgjedhur në 2013, ai ishte i aftë për akte kurajoze: udhëheqësi i parë shqiptar që shkoi në Beograd për të kapërcyer konfliktet historike midis shqiptarëve dhe serbëve dhe ai e bindi presidentin serb, Vuçiç, të vizitojë Tiranën, duke rindërtuar një marrëdhënie të ndërprerë që nga kohërat e Kosovës”.

Shqipëria ka qenë gjithmonë afër Italisë, edhe për arsye ekonomike. Kështu shpjegohet ky gjest afërsie?

“Lidhjet janë shumë të ngushta, shumë të rinj vijnë për të studiuar në universitetet tona, veçanërisht inxhinieri dhe mjekësi. Në Shqipëri, televizionet italiane shikohen çdo mbrëmje dhe vendi ynë është partneri i saj i parë ekonomik, për të mos përmendur ndihmën e dhënë që nga eksodi i të 20 mijëve në 1996. Shqiptarët nuk e harrojnë këtë solidaritetin tonë. Gjesti i Ramës nuk është rezultat i një interesi ekonomik … “.

Dhe çfarë është?

“Si kryeministër, ai është shumë i përfshirë në procesin e integrimit europian të Ballkanit dhe po e çon Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe Italia është vendi që më shumë se çdo vend tjetër e ka mbështetur integrimin europian të Tiranës”.

Dhe kështu ai nuk e humbi rastin…

“Ai dha shembullin e asaj që duhet të jetë Europa.”

Një shembull që vjen nga ata që nuk janë në Europë, paradoksale në njëfarë mënyre, nuk mendoni kështu?

“Po, Shqipëria nuk është ende në Europë, por është më shumë mbështetëse sesa ata që tashmë janë pjesë e Europës, si Holanda”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ S’ka faj Qazimi, nëse të ka lënë benzina rrugës
Previous article DERI KUR DO ZGJASË KARANTINIMI? Ja si përgjigjet Shefja e Epidemiologjisë në ISHP

F.autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë Aktualitet

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT