• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
30% MË SHTRENJTË NË DY VITE/ Banka e Shqipërisë tregon se pse po rriten çmimet e apartamenteve
Home
Ekonomi

30% MË SHTRENJTË NË DY VITE/ Banka e Shqipërisë tregon se pse po rriten çmimet e apartamenteve

9 February, 2024 s.autor Ekonomi

Më shumë se sa nga lëvizjet demografike, çmimet e banesave në vend janë shtrenjtuar nga shtimi i kërkesës për blerje të apartamenteve nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, në një studim ku analizohen faktorët që kanë shtrenjtuar me mbi 14 mijë lekë qiratë në Tiranë në 5 vitet e fundit.

 “Trendi është rritës, veçanërisht nga jashtë. Mendoj se mund të ketë një stabilizim, por jo një frenim të rritjes. Mund të kemi një stabilizim, por jo frenim të rritjes pasi kërkesa vijon veçanërisht nga jashtë”, tha Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja e të ardhurave si pasje e pagave më të larta dhe kushtet ende të favorshme të kreditimit gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për blerje duke shtrenjtuar rrjedhimisht çmimet.

 “Edhe muaji i dytë i vitit jep sinjale për zgjerim të kërkesave për apartamente. Ka ende më shumë kërkesës e ofertë dhe rrjedhimisht çmimet në rastin më të mirë do të mbesin të larta”, shtoi Erjon Alimema, agjent imobiliar.

Këto gjetje konfirmohen edhe nga të dhënat e kreditimit. Huaja e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë lekësh vitin e shkuar, gati 2-fish më shumë se në 2019-n.

“Veçanërisht kredia merret në Tiranë, për të blerë apartamente në Kryeqytet. Familjet e reja kryesishit”, theksoi Alimema.

“Po merret kredi jo vetëm për të blerë, por si formë investimi në “AirBnb”. Ka shumë kërkesë ende. Po konsiderohet biznes”, bëri me dije Demirxhiu.

Të dhënat nga Banka Qendrore treguan se blerjet nga jashtë të apartamenteve kryesuan investimet e huaja për të dytin vit me radhë gjatë 2023-shit. Investimet e huaja për blerje pasurish të paluajtshme arritën në 222 milionë euro deri në fund të shtatorit të vitit të shkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Masakra greke në Korçë, si u vra kleriku ortodoks pasi u mësonte fshehurazi fëmijëve gjuhën shqipe
Previous article RESTORANTE, TRUALLE DHE HOTELE/ SPAK i sekuestron pasuritë të dënuarit për vrasje (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT