• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Dosja i hiqet VËLLAIT të ish-Presidentit, e heton TASK-FORCA e …
Home
Aktualitet
Drejtësi

3 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Dosja i hiqet VËLLAIT të ish-Presidentit, e heton TASK-FORCA e …

25 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Detaje të reja janë zbardhur nga superoperacioni i policisë i një dite më parë, ku u bllokua sasia rekord e mbi 4 milionë eurove në Portin e Durrësit.

Deri dje prokuror i kësaj dosjeje ishte Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD. Ndërkohë, sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Taskë Forcës në Durrës.

Është pikërisht ‘Forca e Ligjit’, që do të hetojë këtë dosje të nxehtë, e cila u dekonspirua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tri ditë më parë në Kuvend.

NGJARJA 

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka arritur të numërojë të gjithë paratë e gjendura mesditën e djeshme në një kamion, pronar i të cilit mësohet se ka qenë Edi Çani.

Çani sëbashku me të birin e tij, 20-vjeçarin Klevis Çani ishin kthyer nga Belgjika duke marrë tragetin e linjës Adria nga Ankona për në Durrës.

Ata kanë udhëtuar gjatë gjithë kohës me një makinë tip ‘Toyota Yaris’ dhe kanë mbërritur në destinacion rreth mesditës së djeshme.

Djali i tij i cili figuron si i ati me dy mbiemra dyshohet se ka qenë një bashkëshoqërues i shoferit të makinës, i cili akoma mbetet i panjohur për publikun.

Nga numërimi i plotë i Policisë Kufitare dalin se në makinën ‘Toyota Yaris’ kanë qenë të fshehura 3 milionë 470 mijë euro.

Mbrëmjen e djeshme Policia njoftoi se këto para nuk janë të falsifikuara por kishin destinacion Shqipërinë.

Ndërkohë që janë arrestuar që ditën e djeshme Edi Çani (Lika) – Pronar i Autoservisit dhe Kompanisë së ngarkim-shkarkim mallrave ‘EDI LIKA’, 20-vjeçari djali i tij, Klevis Çani (Lika), dhe shoferi i kamionit, emri i të cilit akoma nuk bëhet i ditur nga autoritetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Asgjësohet qeni i tërbuar në Elbasan/ Familja e ngujuar prej ditësh pas kafshimit të të zotit
Previous article “Rivali i ri i Kroacisë”, Rama nxjerr artikullin e medias franceze: Ja ç’thonë për Shqipërinë

g.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT