• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 MIJË EURO PËR TË FAVORIZUAR PLAGOSJEN NË DIBËR/ SPAK çon në gjyq 4 persona! Dy prej tyre oficerë të Policisë Gjyqësore (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

3 MIJË EURO PËR TË FAVORIZUAR PLAGOSJEN NË DIBËR/ SPAK çon në gjyq 4 persona! Dy prej tyre oficerë të Policisë Gjyqësore (EMRAT)

18 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka dërguar për gjykim 4 persona pasi tentuan që të favorizonin autorin e një plagosjeje në janar të vitit 2020 në Dibër. Bëhet fjalë për plagosjen e Bukurosh Zagradit nga bashkëfshatari i tij Adrian Shahi. Për të lehtësuar pozitat e autorit Shahi në gjykatë janë vënë në lojë 3 mijë euro.
Për gjykim janë dërguar: Shuip Cami, oficer i Policisë Gjyqësore në policinë e Dibrës, Flamur Kurtin, Fluturim Bajramin si dhe Aldo Pucën. Sipas SPAK, Cami në cilësinë e OPGJ-së i ka kërkuar Flamur Kurtit, i njohur i Adrian Shahit, 3 mijë euro për t’i këtij të fundit lehtësuar pozitën procedurale.
Fluturim Bajrami, i cili ka lidhje krushqie me autorin e plagosjes, i ka dhënë Qemal Vranezit në cilësinë e specialistit të policisë 2 mijë euro që të bënte të mundur pajtimin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes, duke favorizuar në këtë mënyrë këtë të fundit. Ndërsa Aldo Puca, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, ka ndërprerë përgjimete komunikimeve të autorit dhe nuk i ka referuar ato në prokurori.Ndaj këtyre personave rëndojnë veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”

Akuzat ndaj tyre:
Shuip Cami, Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”
Flamur Kurti,“Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”
Fluturim Bajrami, “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Aldo Puca, “Shpërdorim i detyrës”
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 16 qershor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.178 viti 2022, në ngarkim të pandehurve:
Shuip Cami, i datëlindjes 28.03.1960, lindur dhe banues në Dibër, i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale,“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Flamur Kurti, i datëlindjes 21.02.1962, lindur në Dibër, fshati Staravec dhe banues në Tiranë, i dënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.
Fluturim Bajrami, i datëlindjes 16.11.1975, lindur në Dibër dhe banues në Itali, Rexhio Emilia, me shtetësi italiane dhe kombësi shqiptare, i padënuar, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, i Kodit Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43/2021)
Aldo Puca, i datëlindjes 11.05.1980, lindur dhe banues në Dibër, i padënuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i akuzuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga 248 i Kodit Penal.
Procedimi penal nr. 178 të vitit 2022 është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për veprat penale,“Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 244, 319, 319/ç e 248 të Kodit Penal.
Ky procedim ka objekt hetimi/akuze veprimet e të pandehurve: Shuip Cami, Flamur Kurti, Fluturim Bajrami dhe Aldo Puca në lidhje me procedimin penal, nr.9/2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, ndaj shtetasit Adrian Shahi, për një ngjarjen kriminale, e cila daton më 9.01.2020. Në këtë ditë, rreth orës 13:15, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Adrian Shahi ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi.
Për këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Dibër ka regjistruar procedimin penal nr.09, datë 09.01.2020 për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Adrian Shahi. Në fazën e hetimeve paraprake të këtij procedimi, veprimet hetimore janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër, të pandehurit Shuip Cami dhe Aldo Puca.
Nga analiza e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera për procedimin penal nr. 178 viti 2022, rezulton e provuar se i pandehuri, Shuip Cami, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë, Dibër (njëkohësisht oficeri që ka kryer veprimet e para dhe ka referuar cështjen penale në Prokurori), i ka kërkuar dhe marrë të pandehurit, Flamur Kurti (i njohur i shtetasit Adrian Shahi) shumën monetare prej 3,000 (tre mijë) euro në këmbim të premtimit të dhënë për favorizimin e pozitës procedurale të shtetasit, Adrian Shahi në çështjen penale në ngarkim të këtij të fundit, konkretisht procedimit penal nr.9/2020 të Prokurorisë, Dibër.
Për të pandehurin, Fluturim Bajrami (lidhje krushqie e shtetasit Adrian Shahi) rezulton e provuar se i ka dhënë të ndjerit, Qemal Vranezi, në cilësinë e Specialistit të Policisë, SPZ pranë Komisariatit të Policisë, Dibër, shumën prej 2000 eurosh në mënyrë, që të bëhej i mundur pajtimi mes Adrian Shahut dhe Bukurosh Zagradit, duke u favorizuar në këtë mënyrë autorin e ngjarjes.
Për të pandehurin, Aldo Puca, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, njëkohësisht i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit, Adrian Shahi si edhe me ndjekjen e përgjimeve të komunikimeve dhe duke qenë në dijeni të komunikimeve telefonike dhe transkiptimeve të tyre, me përmbajtje korruptive, ka manifestuar sjellje të kundërligjshme dhe jo në përmbushje të detyrës së tij ligjore si; ndërprerja e përgjimit të komunikimeve te shtetasit, Adrian Shahi; mosreferimin e komunikimeve me përmbajtje korruptive në Prokurorinë kompetente, por vetëm dy vite më vonë dhe jo me iniciativën e tij në përmbushje të detyrës së tij ligjore por vetëm pasi viktima e veprës penale, Bukurosh Zagradi ka shprehur pakënaqësi për këtë fakt të kundërligjshëm në Gjykatën e Dibrës; mosreferimi i të gjitha komunikimeve me përmbajtje korruptive si dhe mosidentifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e akteve korruptive edhe pse kishte komunikime të qarta, për këtë fakt të kundërligjshëm, veprime këto të kryera nga i pandehuri me qëllim favorizimin e autorin e ngjarjes, Adrian Shahi, (me ndërprerjen e përgjimit ka mundur t’i shmanget drejtësisë për më shumë se një vit në arrati) si edhe shmangien nga përgjegjësia penale të oficerit të policisë gjyqësore, të pandehurit, Shuip Cami që përmendej qartazi në këto komunikime me përmbajtje korruptive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET IZRAEL-IRAN/ Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Previous article SAPO KISHTE DALË NGA BURGU PËR VRASJE/ Kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT