• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
3 METEOR NË ANTARKTIDË/ Gjetja e tyre pritet të thellojë njohuritë për…
Home
Mister

3 METEOR NË ANTARKTIDË/ Gjetja e tyre pritet të thellojë njohuritë për…

9 February, 2019 k.autor Mister

Tre meteoritë të gjetur së fundmi në një zonë të ngrirë të Antarktidës, pritet të thellojnë njohuritë për sistemin diellor, thonë shkencëtarët turq gjatë qëndrimit të tyre në Antarktidë.

“Krahas punës që kam bërë në Antarktidë, ajo që më bën të ndjehem krenar është gjetja e tre meteoritëve që i mora me vete në vendlindje”, thotë Mehmet Yesiltas, një ligjërues i shkencës mbi Hapësirën dhe Aeronautikën pranë Universitetit Kirklareli në Turqi.

Në një intervistë me Anadolu Agency, ai thotë se ka qenë një nga disa të përzgjedhur për ekspeditën e tretë shkencore të Turqisë që ka ndihmuar stacionin kërkimor belg në atë cep të botës.

Gjatë ekspeditës, si pjesë e bashkëpunimit dypalësh, tetë shkencëtarë nga universitetet turke, kanë kryer punë kërkimore në bazat në Antarktidë të shteteve si Kili, Belgjika, Koreja e Jugut dhe Kolumbia.

“Udhëtuam për gati pesë orë nga stacioni belg Elisabeth, deri në një pllajë antarktike, ku bëmë disa punë kërkimore mbi meteoritët”, tha Yesiltas.

Siç rrëfen shkencëtari turk, në të ftohtin e acartë të Antarktidës, kanë mundur të kalojnë vetëm një orë në fushë, por thotë se fatmirësisht rezultoi një kohë e mjaftueshme për të marrë shkëmbinjtë e çmuar hapësinor.

Meteoritët janë fragmente të asteroidëve më të mëdhenj, në disa raste planetë, shpjegon Yesiltas, për të shtuar dhe ekzaminimi i strukturave të tyre “do të na mësojë më shumë rreth sistemit diellor”.

“Informacioni që do ta marrim nga meteoritët, padyshim se do të kontribuojë në shkencën e hapësirës dhe do të hedh dritë mbi misteret në këtë fushë” tha ai.

– Bashkëpunimi me NASA

Mostrat do të studiohen bashkë me shkencëtarët e NASA-s dhe të Agjencisë Evropiane për Hapësirë (ESA), shpjegoi Yesiltas. “Jam i lumtur që do të mund të shtoj gjetjet nga Antarktida në studimet e mia”, tha ai, duke shtuar se më parë ka botuar dokumente mbi kërkimet e tij mbi meteoritët.

Studimi i meteoritëve nga Antarktida, ka bërë Turqinë anëtare të klubit ndërkombëtar të shkencave hapësinore, rrëfen Yesiltas.

Në prill të vitit 2016, ekipi i parë i studiuesve turq, përfshirë mjekë, botanistë, gjeologë dhe oqeanografë, udhëtoi në Antarktidë për të studiuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Antarktida, që është kontinenti më i ftohtë në tokë, që nga viti 1959 shërben si një zonë kërkimore.

Turqia aktualisht mban statusin e vëzhguesit, por shpreson që kjo të ngrihet në statusin konsultativ.

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Antarktidë, është ajo nga viti 1983, kur janë matur -89 gradë Celsius.

Në verë, temperatura maksimale mund të shkojë në -15 gradë Celsius.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET TEK FITORJA/ Parisi triumfon, por humb lojtarin më të mirë të vitit
Previous article VAZHDON MARSHIMIN/ Dominuan takimin, "Demat" "thyejnë" Kastriotin e Devollit

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT