Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 3.85 metra të gjatë me peshë rreth 400 kg. Peshkaqeni u kap nga anija “Nesimi” në 100 metra thellësi në drejtim të Durrësit. Peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme ndërsa e gjithë sasia e tij u ble nga restorantet e zonës.
Marinarët e anijes përshkuese “Nesimi” deklaruan se kjo ishte hera e parë që kanë kapur një peshkaqen kaq të madh.
Peshkaqeni të kapur nga anija e peshkimit


