Plot 24 orë pas bërjes publike të lajmit për kapjen e “Toyotav-e” më 3.4 miliona Euro, detaje të reja zbulohen nga ngjarja që tronditi vendin ditën e djeshme.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se ka vënë në pranga 4 persona, e 2 të tjerë janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Informacioniet bëjnë me dije se porositësit janë shtetasit Elvis Vladi dhe Alfred Vladi me origjinë nga Dibra, tashmë të shpallur në kërkim.
Mësohet se Alfred Vladi dhe Elvis Vladi kanë në pronësi një kompani që jep makina me qera me emër “Tirana Rental Car”.
AlpeNews.al zbulon se me datë 30 Maj pikërisht biznesi i tyre ka reklamuar dy “Toyota” të ngjashme me ato të kapurat në ditën e djeshme në Portin e Durrësit teksa tentohej të transportoheshin milionat e eurove.
Fotot:
Kush janë Elvis dhe Alfred Vladi:
AlpeNews.al mëson se Elvis Vladi në 2015 është kapur nga policia britanike me 16 kg kokainë, e më pas është shpallur “i pafajshëm” pasi nuk kishte mjaftueshëm akuza për të. E megjithatë Vladi duket se në atë kohë ka qënë i përfshirë në organizata kriminale.
Elvis Vladi
Pjesë nga artikulli në 2015
Tjetri është Alfred Vladi, që sipas burimeve të AlpeNews.al, është edhe miku i Edi Canit (shoferit të kamionit), dhe Alban Mollaymerit (Porositësit të automjeteve).
/AlpeNews.al