• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3.4 MILIONË EUROT/ Misteri i “VLADIT TË TRETË”. Kush është Artani, në krah të Bashës… (FOTO)
Home
Ekskluzive

3.4 MILIONË EUROT/ Misteri i “VLADIT TË TRETË”. Kush është Artani, në krah të Bashës… (FOTO)

29 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Kapja e bujshme e 3.4 milionë euro vijon të mbetet enigmë. Duket se çdo ditë të re, del në dritë një detaj i ri por asnjëherë deri më sot, e pas të dielës kur ndodhi ngjarja, nuk kemi pasur asnjë zbardhje të plotë.

Gjithçka duket se mirëfunksiononte midis grupit të “Toyota-ve”. Secili i kishte rolet e ndarja dhe e dinte mirë detyrën e tij. E megjithatë, janë disa role të tjera që mbesin “pezull.

Përplasjet në Kuvend:
Gjithçka nisi të enjten e 21 Qershorit, ku kreu i Partisë Demokratike, në Kuvend në fjalimin e tij bëri një denoncim, dhe deklaroi se një prej deputetëve ka porositur një “Toyota Yaris”.
Po një javë më vonë, pasi kishte “plasur” bomba e eurove, Balla i nxjerr në Kuvend foton Bashës, ku shfaqet në krahë të një personi me mbiemrin Vladi, duke e akuzuar Bashën drejtperdrejt për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në një deklaratë të sotme, Basha u shpreh se nuk e mbante mend kur ishte shkrepur foto, pasi ai në ditë takon më mijëra njerëz. Se sa e vërtetë është, kjo mbetet për tu vërtetuar në vijim.
Kujtojmë se Balla ka paditur Bashën për “Nxjerrje të sekretit hetimor”, dhe “Shpifje në Kuvend”.

Kush është “Vladi i tretë”:
Bëhet fjalë për Artan Vladin, ose ndryshe “Vladi i tretë”, i cili mendohet të jetë vëllai i njërit Alfred Vladit dhe personi që ka dalë në foto me Lulzim Bashën.

AlpeNews.al, mëson se Vladi ka qënë komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2011 dhe 2013.

Kush janë katër të arrestuarit, dy persona në kërkim dhe rolet e tyre:

Edi Cani (Lika), personi që mbante dy mbiemra ishte ai që siguronte makinat. Kujtomë se Cani kishte një servis në Tiranë.

Agim Çekaj, ishte shoferi i kamionit. Deri më tani është i vetmi që ka dëshmuar dhe ka rrëfyer, sipas tij, aq sa di. E megjithatë ky rrëfim ka ndihmuar shumë në zbardhjen e pjesshme të ngjarjes.

Klevis Lika, i biri i Edi Canit shoqëronte shoferin Çekaj në rrugët jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë transportone makinat. Këtë e kuptojmë edhe nga fotot e 20 vjeçarit në rrjetet sociale ku më të shumtat janë me makina luksoze dhe jashtë vendit.

Gjë që ngre dyshimet se këto rrugë nuk janë bërë vetëm dy apo tre herë.

Duket se Edi ia kishte “lënë” përgjegjesinë të gjithën djalit të tij.

Alban Mollaymeri, biznesmeni ose ndryshe personi që fillimisht o konsiderua si “Porositësi X”. Por deri më tani rezulton se Mollaymeri ishte personi që zhdoganonte makinat që vinin nga jashtë.

Veç kësaj, përmes Albanit krijohej “ura lidhëse” e Edi Canit midis dy kushërinjëve Vladi.

Elvis Vladi, ishte ai që ruante të gjithë proçesin, ndonëse ishte nje pjesë e rëndësishme e vetë atij. I dënuar edhe më parë në Angli për trafik kokaine. Elvisi dyshohet se është pjesë e grupeve kriminale.

Alfred Vladi, ose ndryshe “Koka e Grupit”, pretendohet deri në këto moment të jetë porositësi i vërtetë i lekëve.
Nga ai mendohet të ketë lindur ideja e më pas krijimi i “grupit”. Sigurisht, edhe me ndihmën e ngushtë të kushëririt të tij Elvis.

Kujtojmë se Alfredi më parë, quhej Ramiz Vladi por ka ndërruar emrin në gjendjen civile.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Boll ma more gjoksin se le nam”, Bleona “fëlliq” kameramanin në emision
Previous article Kanadaja i përgjigjet masave të Trump/ Ja TARIFA doganore që hyn në fuqi menjëherë

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT