Kapja e bujshme e 3.4 milionë eurove veç se është ngjarja e javës, muajit dhe ndoshta e vitit vijon të mbetet mister.
Kush ishte iniciatori, pse u ndryshua rruga, kush lajmëroi e të tjera pyetje si këto pritet ende të zbardhen për ti dhënë kështu ngjarjes një rrjedhë tjetër.
Por përveç atyre që katër të arrestuarit deklaruan formalisht dje në Gjykatën e Durrësit, njëri prej tyre, Klevi Cani, ndoshta edhe për shkak të moshës duket se ka treguar më shumë informacione nga ç’duhet, vetëm prej pakujdesisë në rrjetet sociale.
Roli i Klevisit:
Klevis Lika, i biri i Edi Canit shoqëronte shoferin Çekaj në rrugët jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë transportone makinat. Këtë e kuptojmë edhe nga fotot e 20 vjeçarit në rrjetet sociale.
Një foto që pikas, është ajo e një tufe me 500 euro që duket se është e Klevit, pasi ka uruar vëllain e tij të vogël.
E çuditshme është megjithatë, se përse një fëmijë duhet të marr dhuratë një shumë të madhe eurosh.
/AlpeNews.al





