Edi Lika është pronari i kamionit që po transportonte makinat nga Belgjika për në Durrës, në njërën prej të cilave u gjetën dhe miliona euro.
Biznesmeni vijon që të jetë i ndaluar, ka vëzhguar nga afër servisin e tij në kryeyqtet, ku duket se nuk ka asnjë gjurmë të policisë.
I ndaluar është edhe djali i tij Klevis Lika 20 vjec, po ashtu është edhe shoferi i kamionit Agim Ceka 62 vjec.
Sipas burimeve, Edi Lika ndodhej në banesën e tij kur është shoqëruar nga policia. Ndërsa i biri, Klevisi ndodhej në kamion për të shoqëruar makinat.
Aktivitetin e transportit të makinave kanë që në muajin janar që e kanë nisur. Ndërsa servisin e kanë hapur që në vitin 2007.


