• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3.4 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Gazetarja zbulon DETAJET: Kemi të bëjmë me një ORGANIZATË…
Home
Aktualitet
Drejtësi

3.4 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Gazetarja zbulon DETAJET: Kemi të bëjmë me një ORGANIZATË…

30 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një sasi e madhe parash, 3.4 mln euro, janë sekuestuar disa ditë më parë në Portin e Durrësit, pasi u gjetën të fshehura në dy makina “Toyota Yaris”.

Sinjali u dha nga kreu i PD Lulzim Basha të enjten e kaluar në Kuvend, e më pas pasoi me deklarata të ndryshme, derisa u dha edhe deklarata zyrtare e policisë për këtë sasi parash të sekuestruara.

Referuar hetimeve, gazetarja Haxhiaj thotë se eurot u gjetën në dy makina “Toyota Yaris”, dhe konkretisht janë gjetur 106 dengje me shenja përkatëse.

Dyshohet se këto para i përkasin tre grupeve kriminale të operojnë jashtë vendit.

Ne fillimisht na u tha se nga trageti i linjës së Ankonës ka mbërritur një automjet tip ‘Toyota Yaris’, me para kontrabandë. Bëhej fjalë për një shumë 1.5 mln euro fillimisht.

Por e gjitha kjo kishte një hile brenda, pasi ishin autoritetet italiane, Interpol Roma, ata që kishin përçuar informacionin të autoritetet shqiptare për mbërritjen e parave kontrabandë, dhe Porti i Durrësit, policia kufitare, ishin vënë në gatishmëri. Pronari i transportieres kishte ndryshuar destinacionin prej nga do silleshin makinat ‘Toyota’, pasi me sa duket kishin marrë informacion.

Pra dyshohet se ka patur rrjedhje informacioni. Automjeti ka zbarkuar në Port rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pas zbritjes së pasagjerëve kanë zbritur dhe automjetet. Dhe më pas ka ndërhyrë policia.

Në momentin që u dyshua se në automjeti ku ndodheshin 9 makinat, mes tyre dhe Toyotat, ka mbërritur në port prokurori dhe ekspertët. Automjetet u dyshuan në vijën e dytë, ku ndodhet edhe skaneri i policisë kufitare.

Të 9 automjetet që u kontrolluan vinin nga Belgjika, ku shofer ishte Agim Çeka dhe ndihmës Klevis Lika. Në dy prej tyre rezultoi se kishin para në pjesën e pasme. Makinat ishin me tek derë, ndaj pjesa e pasme e tyre ishte mbushur plot me para.

U gjetën konkretisht 106 dengje me kartëmonedha euro, të prerjeve të ndryshme që dyshohet se i përkasin tre grupeve kriminale. Kjo për faktin se dengjet kanë shenja të ndryshme përkatëse, dhe dyshohet se i përkasin tre grupeve kriminale që operojnë jashtë vendit dh që kryesisht merren me trafikun e drogës, tha gazetarja.

Më tej, ajo shtoi se këto para janë dërguar në laborator për të skanuar gjurmët e gishtave.

Pas arrestimit të shoferëve, janë shpallur në kërkim edhe dy kushërinjtë Vladi, të dyshuar si porositësit e makinave.

Pas marrjes në pyetje të 4 personave të arrestuar, Agim Çeka janë dhënë dëshmi kyçe me rëndësi për hetimin.

Ai ka thënë se në port e priste Alfred Vladi, i cili do të bënte zhdoganimin e mjeteve. Por ai nuk është gjetur në port dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar së bashku me kushëririn e tij Elvis Vladi. Prokuroria dyshon se ka patur rrjedhje informacioni.

Shoferi Çeka ka thënë se ka qenë Elvis Vladi në Belgjikë që ka dorëzuar makinat. Më pas ka patur informacion se Elvisi kishte ardhur në Shqipëri për të pritur makinat.

Sipas Prokurorisë kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që operon jashtë vendit, në Belgjikë, Britani, apo Holandë. Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur letërporosi në Belgjikë dhe Gjermani për të mësuar rreth të kaluarës të personave të përfshirë në këtë rast. Një letërporosi pritet të dërgohet edhe në Britaninë e Madhe.

Më tej, referuar hetimit gazetarja Haxhiaj tha se:

Prokuroria ka zbuluar vendin se ku automjetet kanë shkuar dy herë më parë. Kjo kompani ka transportuar edhe dy herë më parë automjet nga Belgjika drejt Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, automjetet kanë përfunduar tek zona e “Treshit” në Tiranë. Janë ushtruar disa kontrolle në disa subjekte, por nuk është zbuluar se ku kanë përfunduar automjetet. Sipas Prokurorisë kemi të bëjmë me një grup kriminal nga kushërinjtë Vladi që operon në këtë zonë, por që ka edhe persona të tjerë me precedentë të rëndë penale të skeduar nga policia dhe prokuroria.

Aktualisht paratë e sekuestruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndodhen në Bankën e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan kufizohet në merkato, a do i mjaftojnë?
Previous article Çifti i famshëm shqiptar tregon vështirësitë ekonomike: Jetojmë në një shtëpi me prindërit...

g.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT