Zbardhen të tjera detaje nga 3.4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në dy automjete “Toyota Yaris”.
Një ditë më parë automjetet rezultonin të pajisura me dokumente nga koncesionari DOCI GMB, në Gjermani, në pronësi të Ilir Doçit.
Në një bisedë Ilir Doçi thotë se ai vetëm ka pajisur me dokumente automjetet, të cilat sipas tij kishin mbërritur në Gjermani nga Belgjika të ngarkuar në trajler dhe kanë qëndruar aty tre ditë.
Doçi thekson gjithashtu se automjetet shoqëroheshin nga dy shoferët shqiptarë të arrestuar tashmë. Ndërsa pas ndalesës në Gjermani kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë.
Ai thotë se nuk ka asnjë dijeni për shumën e parave që u gjetën brenda automjeteve “Toyota Yaris”, ndërsa pranon se ka njohje me biznesmenin që kishte porositur automjetet, Alban Mollaymeri i cili sipas Doçit ka sjellë automjete në Shqipëri edhe tre herë të tjera.
I sollën nga Belgjika në Gjermani dy shoferët shqiptarë që janë arrestuar. Alban Mollaymeri edhe 3 herë të tjera solli makina.
Alban Mollaymerit thjesht i kam bërë dokumentet. Alban Mollaymeri ishte pritësi i makinave në Durrës. Nuk kam asnjë njohje me Alfred dhe Elvis Vladin”.