Kreu i PD Lulzim Basha është lodhur me imazhin e “çunit të mirë” siç e etiketonte Rama pas marrëveshjes së 18 majit.
Sot nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD ka ashpërsuar gjuhën ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Kërric me Toyota Yaris, derrkuc qepe gojën, qepe gojën!”, i tha Basha Ballës ndërsa ky i fundit i fliste nga vendi pa mikrofon.
“Rilindja ka dalë lakuriq, çullak dhe të gjithë e kanë kuptuar se ajo është një kërmë që mbjell kolerën, kudo ku shkon. Numri 2 i PS është garanti i pastrimit të parave të krimit e mafias”, tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij nga Kuvendi duke përforcuar akuzat ndaj qeverisë së Ramës.
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar socialist i është drejtuar kryetarit të Opozitës duke i thënë: “Ngriji sytë, më shiko këtu. Shihemi në seancën gjyqësore bashkë! Nuk e harroj fjalën e Topallit kur thoshte se ky të rren se sa është ora. Po ta them dhe një herë që Balili ka qenë kandidati jot, në 2009 dhe 2010-tën. Unë po të pres në gjykatë ditën e martë, të përballesh atje. Dy persona t në kërkim mbaj përgjegjësi që kanë qenë dhe financues të çadrës tënde. Çoje kokën, dhe mos bëj siç bëre në rrugën e Kombit që ike me raporte mjekësore.” – këto kanë qenë debatet mes përfaqësuesëve të Opozitës dhe mazhorancës.


