• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3.4 MILION EUROT NË “TOYOTA”/ Si rezultojnë dy kushërinjtë Vladi në Belgjikë dhe Gjermani
Home
Breaking News

3.4 MILION EUROT NË “TOYOTA”/ Si rezultojnë dy kushërinjtë Vladi në Belgjikë dhe Gjermani

1 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat e dyshuar si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku rreth 1 vit më parë u kapën 3.4 milionë euro rezultojnë të pastër penalisht në Belgjikë dhe Gjermani. ABC News ka siguruar përgjigjet e letërporosive e të ardhura nga këto dy vende pas kërkesave të drejtuara nga prokuroria shqiptare për informacion.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë informacionet e ardhura nga autoritetet belge dhe gjermane për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar për aferën e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinat “Toyota Yaris” e sekuestruara rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Nga përgjigjet e kthyera nga drejtësitë e dy shteteve europiane rezulton se Elvis dhe Alfred Vladi janë të pastër dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në këto dy shtete.

Burime për ABC News theksojnë se në letërporosinë e kthyer nga autoritetet belge është e zbardhur edhe dëshmia e shitësve të makinave që janë marrë në  pyetje për këtë ngjarje. Në deklarimet e tyre thuhet se ata kanë bërë një kontratë shitje të rregullt dhe se nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me paratë e gjetura brenda makinave.

Po ashtu, organi i akuzës shqiptare, nëpërmjet letërporosive i ka kërkuar informacion autoriteteve britanike në lidhje më këta dy persona.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se “Toyota Yaris”, ku ndodheshin paratë ishte porositur nga Alban Mollaymeri, që është i arrestuar. Mollaymeri, në deklarimet para grupit të hetimit, ka pohuar se ka një servis privat me makina dhe se “Toyotat” i ka porositur nëpërmjet të njohurit të tij, Alfred Vladit.

Nisur nga dëshmia e tij, prokuroria ka dyshime se “Toyota Yaris” është blerë nga Alfred Vladi dhe në rrethana ende të pazbardhura prej tyre, në dyert e makinës është fshehur edhe shuma e parave.

Për 3.4 milionë eurot që vinin në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë arrestuar babë e bir Edi dhe Klevis Lika, Agim Caka, Alban Mollaymeri. Ndërsa kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi janë të shpalllur në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIFOZËT E ARSENALIT NUK E DUAN GJERMANIN/ Ozil deklaron: Kam edhe dy vite kontratë, dua të...
Previous article KA EDHE KËSHTU/ Donte të martohej me të bijën, por i japin.... VJEHRRIN

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia Aktualitet

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT