• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
3.4 MILION EURO/ Basha flet për herë të parë: Kush ja dha informacionin për “Toyota Yaris”
Home
Shqipëri

3.4 MILION EURO/ Basha flet për herë të parë: Kush ja dha informacionin për “Toyota Yaris”

5 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Fakt” në Syri.net me gazetarin Çim Peka.

Për herë të parë Basha ka folur për informacionin që dispononte për miliona Eurot në “Toyota Yaris”, por nuk tregoi burimin.

Sipas Bashës opozita është një institucion shumë i besueshëm, prandaj të gjithë u dërgojnë informacione të rëndësishme.

 

Pjesë nga intervista

Jeni në intervistën e parë pas ‘Toyota Yaris’ së famshme. Z. Basha, e paralajmëruat dy ditë përpara se ajo të kapej, në Kuvendin e Shqipërisë. Jeni akuzuar se keni dekonspiruar operacionin.

Mashtrim!

Nga e morët informacionin?

S’kam ndërmend ta ndaj me ju, nga e mora informacionin, por mund t;ju them që Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi partnerë më të besueshëm se qeveria për një numër të madh faktorësh, duke përfshirë këtu edhe faktorë ndërkombëtarë.

Në rastin konkret është faktor ndërkombëtar?

Në vetë natyrën e çështjeve do të ishte joserioze, përveçse po të isha gazetar, që unë s’jam, jam kryetari i opozitës, dhe pretendenti për kryeministër dhe ish-Ministër i Brendshëm dhe ish-Ministër i Jashtëm kështu që nuk kam ndërmend të hyj në këto detaje sado interesante të jenë për emisionin.

Por bëtë publike një fakt për një operacion i cili ishte në vazhdim z.Basha?

Absolutisht jo! Operacioni ishte në dështim dhe ishte pikërisht bërja publike e faktit me koordinim të plotë me ata faktorë pa të cilët Shqipëria do të ishte edhe më zi se ç’është sot dhe me ndihmën e të cilëve do të ngrihemi bashkë me qytetarët shqiptarë që këta të paktën të detyrohen ta kapin dy ditë më vonë.

Kjo dëshmi e shpëtoi operacionin?

Absolutisht kjo dëshmi apo ky paralajmërim ishte pjesë e një skenari alarmesh të vëna në lëvizje nga këta faktorë, të cilët kur panë mungesë totale reagime iu drejtuan sigurisës së fundit së një vendi që është opozita e vendit.

Pra, nuk keni këtë shqetësimin se keni qenë dekonspirues me partnerët? Sepse kjo është akuza që bëhet ndaj jush z.Basha.

Mos u merrni me akuzat e Taulant Ballës. Si mund të merreni me akuzat e një njeriu i cili pranon publikisht miqësinë me një të dënuar të bandës së Lushnjës. Ky njeri nuk do të jetë më subjekt, as referencë, vendi i tij nuk është as në Parlamentin e Shqipërisë, as në politikë, por është para drejtësisë. Prandaj të mos bëhemi pjesë e banalizimit të së keqes duke ikur nga thelbi i çështjes. Ky është thelbi i çështjes, ky është problemi në vend dhe ky problem kërkon një zgjidhje e cila siç ju thash nuk mund të burojë as me një sentencë, as një editorial. E rëndësishme është kjo, dhe këtë ia kërkoj çdo gazetari pavarësisht nëse është në ditën e parë apo të saj të punës, nëse ka 30 vjet më gjatë se shumica e politikanëve që shkruajnë editoriale, të mos censurojnë lajmet e rëndësishme. Gunther Krichbaum dha një intervistë ditën e hënë në gazetën ‘Panorama’ dhe një çështje shumë e rëndësishme është ajo e relativizimit të qëndrimit ndaj Fatmir Xhafës. Mediat shqiptare, shumica dërrmuese e mediave shqiptare kanë fshehur apo kanë relativizuar qëndrimet gjermane në raport me Fatmir Xhafën. Para dy muajsh e gjysëm nënkryetari i grupit Parlamentar CDU/CSU, faktikisht numri katër i hirearkisë kristiandemokrate pas kancelares Merkel e tha qartë se Fatmir Xhafa nuk mund të qëndrojë në detyrë. U përsërit kjo nga Thorsten Frei, dhe u pyet kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum nëse këto ishin qëndrime personale, këtë të hënë deklaroi qartë se qëndrimi për Fatmir Xhafën është i grupit parlamentar CDU/CSU. Asnjë media nuk e jep, asnjë, edhe ato që shquhen për një sens kritik apo objektiv ndaj kësaj maxhorance. Pra, kjo është një detyrë themelore  e medias dhe e shtypit. Natyrisht detyrat e një gazetari, sikundër e çdo qytetari të lirë shkojnë përtej detyrave të tjera profesionale. Por lutja e parë që kam duke i respektuar maksimalisht për mendimet dhe opinionet e tyre edhe për dëshirën për tu përfshirë në strategjinë opozitare, për të cilën i ftoj të jenë pjesë aktive, jo thjesht pasive dhe këshilluese nga larg, por detyra e parë është të mos censurojnë të vërtetën. Vetëm e vërteta do të na shpëtojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA GËNJYEN SE ISHIN ZENË/ Rudina Dembaçaj sapo na tregoi projektin e ri me Ana Likën (FOTO)
Previous article "SKUNK"/ Gazeta turke ngre alarmin: “HELMI” i ri që po mbyt rininë vjen nga Shqipëria

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT