• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
28-VJEÇARJA SHTATZËNË HUMBI JETËN NGA COVID/ Ja çfarë thotë Eugena Tomini
Home
Breaking News

28-VJEÇARJA SHTATZËNË HUMBI JETËN NGA COVID/ Ja çfarë thotë Eugena Tomini

17 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini u ndal tek ngjarja e rëndë e raportuar për ndarjen nga jeta të 28-vjeçares së infektuar me koronavirus.

Emanuela Dalipi nga Tirana ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk ka mundur t’ia dalë.

28-vjeçarja shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Për rastin në fjalë Tomini theksoi se nuk ka informacion dhe se nuk mund të flasë me detaje. Ndërsa theksoi se në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është aktualisht një pavijon, i cili menaxhon rastet e nënave të prekura me COVID-19.

“Rastet fatale na kanë shoqëruar, aktualisht në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është një pavion që menaxhon raste e nënave të prekur me COVID. Është një repart i dedikuar për nënat dhe fëmijët. Më vjen keq për rastin një fjalë por nuk ka dijeni për rastin.

Nuk di nëse ka kaluar përkundrejt sistemit sa i përket kësaj situate apo në rast se Urgjenca ka qenë direkt për Spitalin Infektiv, unë nuk kam informacion për këtë.

Nuk e di se sa javëshe ka qenë nëna. Nuk mund të jap asnjë informacion sepse nuk e di historikun e saj. Kemi pasur edhe raste të etheve hemorragjike të nënave shtatzënë. Asistenca më e specifikuar jepet në këto spitale, por nuk mund të them asgjë në lidhje me ecurinë e nënës së re”, tha Tomini.

Sa i takon masave shtrënguese për COVID-19, Tomini tha aktualisht vendi është me një incidencë dyjavore më e të lartë. Po ashtu ajo deklaroi në studion e ‘ABC News’ se rekomandimet lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19, kanë qenë të ndryshueshme, por ajo që nuk ka ndryshuar është karantinimi.

“Pritet që në javët në vijim të kemi një vendimmarrje, por në qendër të vëmendjes janë grumbullimet masive shoqërore, apo organizimet e festave. Pikë qendra janë grumbullimet që sjellin transmetim të virusit. Ne kemi theksuar që grupmosha më prekur është grupmosha 55-64 vjeç”, tha Tomini për “Abc News”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJENDEN ESHTRA NË SERBI/ Dyshohet se u përkasin shqiptarëve të Kosovës
Previous article TË BLLOKUAR NGA COVID-19/ Rusia zgjat afatin për shqiptarët që u ka mbaruar viza apo leja: Nuk dëbohen deri më...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT