• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
27 janari një 21 janar i dytë? Balla thirrje Bashës: Çdo përpjekje për t’i hapur gropën Shqipërisë do të…
Home
Shqipëri

27 janari një 21 janar i dytë? Balla thirrje Bashës: Çdo përpjekje për t’i hapur gropën Shqipërisë do të…

11 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Taulant Balla ka folur pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura me Kryesinë dhe kryetarët e Komisioneve në sallën e grupit të PS në Kryesine e Kuvendit.

Deputeti socialist u shpreh se çdo përpjekje për t’i bërë gropën Shqipërisë është për të ardhur keq.

Ai dënoi largimin e opozitës nga Konferenca e kryetarëve dhe qëndrimin e saj.

Më herët “selia blu” kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me pretendimin se ai ka shkelur rregulloren e Kuvendit gjatë zgjedhjes së prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

“Konferenca e kryetarëve është institucioni që përgatit punën për hapjen e parlamentit me një axhendë intensive. Së pari me përgatitjen e legjislaturës për implementimin e reformës në drejtësi.

Kryetari i kuvendit kërkoi që menjëherë ditën e hënë të fillojë puna për ngritjen e KLGJ dhe KLP. Në mënyrë të çuditshme ata që thoshin pse po vonohet KLGJ e KLP nuk morën pjesë fare në mbledhje.

I përsëris thirrjen Lulzim Bashës dhe opozitës që Shqipëria nis me sesionin parlamentar të datës 15 një axhendë të rëndësishme që ka të bëjë me një vendimmarrje pozitive për hapjen e negociatave.

Në këtë proces jemi të gjithë të domosdoshëm për të mos i prishur punë. Kemi filluar punën për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nenet ku ka rekomanduar ndryshime.

Detyra kushtetuese e opozitës të jetë në Kuvend. 600 mijë shqiptarë, 400 mijë të PD-së dhe 200 mijë të LSI-së i kanë votuar për të qenë në Kuvend”, deklaroi Balla.

I pyetur se a ka frikë maxhoranca se 27 janari mund të kthehet në 21 janar të dytë, Balla tha: “Çdo përpjekje e tillë për t’i hapur një gropë Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave i bën keq Shqipërisë dhe çdo gjë që i bën keq Shqipërisë është për të ardhur keq,” u shpreh Balla.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kujdes ndaj lëkurës gjatë dimrit. Përgatisni këtë maskë me oriz në kushte shtëpie
Previous article Djathi emental dhe shampanja: ja dieta e Kim Jong

F.autor

Postime të ngjashme

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

TRITOL NË SHTËPINË E VËLLAIT TË JULIAN BALLËE NË SHIJAK/ Dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK Aktualitet

TRITOL NË SHTËPINË E VËLLAIT TË JULIAN BALLËE NË SHIJAK/ Dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK

ATENTAT NË ELBASAN/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin Aktualitet

ATENTAT NË ELBASAN/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT