• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25-VJET NGA MASAKRA E SREBRENICËS/ Pamjet tronditëse, lot e dhimbje nga masakra më e përgjakshme (FOTOT)
Home
Jetë

25-VJET NGA MASAKRA E SREBRENICËS/ Pamjet tronditëse, lot e dhimbje nga masakra më e përgjakshme (FOTOT)

11 July, 2020 s.autor Jetë

Duke filluar nga pranvera e vitit 1992, Bosnja e Hercegovina ishte në luftë – pjesë e ndarjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, kryesisht në vija etnike.

Në mars të vitit 1992, luftëtarët kroatë dhe boshnjakë vranë dhjetëra civilë në fshatin serb, Sijekovac. Kjo ishte masakra e parë e konfliktit, që më vonë do të bëhej më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bosnja1-901x600

Pasi forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, Srebrenica, afër kufirit me Serbinë, u bë qendër strehimi për civilët myslimanë, të cilët kishin ikur nga zonat e kontrolluara nga serbët, dhe bazë për luftëtarët e Armatës Boshnjake, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.


Trupat e viktimave, të varrosur në një varrezë masive, nxirren nga hetuesit – 1996 (Foto: Reuters)

Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën zonë të sigurtë dhe forcat serbe ishin zotuar se nuk do ta sulmonin enklavën, me kusht që luftëtarët boshnjakë t’i dorëzonin armët.


Një grua e re gjendet e varur në pyll – 14 korrik 1995 (Foto: AP)

Megjithatë, në fillim të korrikut, serbët e nisën një sulm në Srebrenicë. Luftëtarët boshnjakë kërkuan që t’u kthehen armët, por paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara e refuzuan këtë kërkesë. Ndërkohë forcat serbe avanconin në qytet.


Një burrë mban në dorë një copë misri, duke treguar se është i vetmi ushqim që u ka mbetur (Foto: AP)

Më 10 korrik, një komandant holandez i OKB-së në Srebrenicë kishte kërkuar që sulmi serb të ndërpritej nga sulmet ajrore, por atij i ishte thënë se e ka mbushur një dokument të gabuar. Derisa ai e plotësoi dokumentin e duhur, aeroplanët kishin mbetur me pak karburant dhe u kthyen në bazën e tyre në Itali.


Komandanti serb, Ratko Mladiq, pas hyrjes në Srebrenicë, më 11 korrik (Foto: Reuters)

Më 11 korrik, trupat e OKB-së u dëbuan nga forcat serbe, të cilat po avanconin në Srebrenicë. Mladiqi kishte deklaruar: “Më në fund ka ardhur momenti për ne që të marrim hak ndaj turqve në këtë zonë.”

Sipas Institutit për Personat e Zhdukur të Bosnjës, mbi 8,000 persona u vranë në masakrën e Srebrenicës. Deri më tani janë gjetur, janë identifikuar dhe janë rivarrosur mbetjet e rreth 7 mijë prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME COVID-19 TREMBI ITALIANIN/ Te Partizani janë të bindur: Sormani nuk ka më vend në klub
Previous article COVID NUK E NDALI LUFTËN MES KARTELEVE NË MEKSIKË/ Vritet nipi i El Chapo, rrethohet qyteti (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT