Burimet thane se dy te moshuarit po transportohen me urgjence ne spitalin e Durresit ne gjendje kritike per jeten.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka vene ne pranga autorin e plagosjes se dyfishte.
Mesohet se autori quhet Hajri Neziri 25 vjec, teksa prinderit e tij quhen Destan dhe Asije Neziri.
Informacioni paraprak nga Policia e Durresit
Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


