• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Veliaj e Manastirliu nga Njësia 9: PS është shpresa dhe e mira për vendin. PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK
Home
Zgjedhjet 2021

25 PRILLI/ Veliaj e Manastirliu nga Njësia 9: PS është shpresa dhe e mira për vendin. PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK

17 April, 2021 Delo.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim me banorët e Njësisë 9 në kryeqytet, nga ku deklaruan se vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen e vendit.

Ata ftuan qytetarët që të votojnë Edi Ramën dhe numrin 12, Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që mund t’i çojë punët përpara.

“Ftoj me zemër të gjithë banorët e Njësisë 9, të gjithë banorët e Tiranës, të gjithë qytetarët shqiptarë, që në datë 25 Prill të votojnë Edi Ramën, Partinë Socialiste, numrin 12, për të vijuar të gjitha punët e nisura, për të vazhduar të gjitha projektet në proces, për të mundësuar ato që ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse kemi vendosur t’i rrisim fëmijët këtu dhe duam që Shqipëria të jetë më e mirë, më e bukur, më e drejtë dhe me shanse të barabarta për të gjithë,” u shpreh Manastirliu.

Ndërsa, Veliaj tha se nuk mund të krahasohet oferta e Partisë Socialiste me atë çfarë propozon PD e LSI.

“Kur kujtoj Albana Vokshin, më kujtohen kacafytjet te shkolla “Jeronim de Rada”, “të mos bëhet shkolla” thoshte. Por, ajo është shkolla e fëmijëjve tanë, shkolla ku do shkojnë të majtë dhe të djathtë. Pse t’i zë sytë e mira? Pse nuk do që të vazhdojë puna? Pse bllokoni gjithçka? Kur kujtojmë Ogertën, kur kujtojmë Edi Ramën, kur kujtojmë socialistët, kujtojmë shpresën, punën dhe mirësinë. Kur kujtojmë ata të tjerët, na kujtohet vetëm bllokimi, pengesat, stërkëmbëshat, ankesat, vajtimet pse punët po rregullohen, pse gjërat po ecin përpara,” tha Veliaj.

Sa i përket kandidatëve të LSI, kreu i fushatës elektorale socialiste në kryeqytet tha se lista e përfaqësuesve të tyre në SPAK është e gjatë.

“Me ata të LSI-së s’është për t’u marrë fare! Kanë sjellë këtu Vojon! Për çfarë mbahet mend ky? Për përgjimin e ambasadorit amerikan dhe dosjet në SPAK, që i ka më të gjata se unë, duke filluar nga vjedhja me kamerat e hidrovorëve, te vjedhja me pesticidet, vjedhja me ilaçin e karkalecave, apo me ilaçin e minjve të arave. E imagjinoni dot çfarë shansi kanë ata me Ogertën? Zero! Ata harxhojnë më shumë kohë në SPAK për të dhënë sqarime, sesa në fushatë. Kurse Ogerta harxhon më shumë kohë në terren, duke bërë vaksinat e duke shpëtuar jetë. Kjo është diferenca,” deklaroi Erion Veliaj.

Ai shtoi se ndryshe nga rivalët politikë apo kreu demokrat Lulzim Basha, që i vjen turp nga e shkuara si kryebashkiak dhe për aletatët që ka, PS ka në këtë zonë një kandidate që e nderon me punët e mira që ka bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANDIDATËT E PAZAKONTË TË 25 PRILLIT/ Nga berberë, barinj, bastexhinj, spiunë, kamarierë me gradën ‘doktor shkencash’, e masazhatore
Previous article SHQIPËRIA E FUNDIT NË RAJON PËR RASTET E REJA ME COVID/ Rama publikon të dhënat: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në vendet fqinje

Delo.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT