• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Listat e kandidatëve sërish jashtë kritereve që parashikon KQZ, PD rrezikon të skualifikohet
Home
Politikë

25 PRILLI/ Listat e kandidatëve sërish jashtë kritereve që parashikon KQZ, PD rrezikon të skualifikohet

16 March, 2021 Delo.autor Politikë

Partia Demokratike ka ridepozituar pranë KQZ-së listën e korrigjuar të kandidatëve për deputet. Krahas ndryshimeve të disa kandidatëve në fund të listës, u vu re largimi nga kandidimi të mjekut Gazmend Koduzi duke u zëvendësuar me sportistin Gentian Muça.

Por, më shumë se sa lëvizjet e kandidatëve, lista e PD-së është sërish jashtë kritereve që ka parashikuar KQZ dhe mbi këto parashikime ngrihet pikëpyetja nëse KQZ do ta lejojë vijimin e koalicionit opozitar në garën e 25 prillit.

Ndër argumentet që përdori Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kthimin e listave të kandidatëve për deputet të PD-së ishte mosrespektimi i numrit të tyre për çdo zonë zgjedhore. Mesnatën e 8 marsit, PD dërgoi në emër të koalicionit, më shumë emra se sa lejon ligji. Përsëri ndodhi e njëjta gjë.

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të qartësuar numrin e kandidatëve, kishte publikuar më herët numrin e kandidatëve për çdo qark, por PD ka një lexim tjetër të ligjit.

Konkretisht për Tiranë, KQZ ka kërkuar 36 kandidat, ndërsa PD ka depozituar 45, madje tre më shumë se sa lista e kthyer për rikorrigjim. E njëjta panoramë, me më shumë kandidat, është edhe në qarqet e tjera.

E kontaktuar nga A2, Partia Demokratike njoftoi se depozitimi i listës së kandidatëve për deputet është bërë sipas Kodit Zgjedhor duke dëshmuar një lexim ndryshe nga ai i vetë KQZ-së.

Sipas PD-së, ligji ndalon një numër kandidatësh më të vogël se sa numri i mandateve në zonën zgjedhore, dhe mjafton që ai të jetë i plotëpjestueshëm me numrin tre duke iu referuar nenit 67 të Kodit Zgjedhor.

Por, Celibashi tashmë duhet të përballet vendimmarrjes nëse duhet lejuar garimi i PD-së, duke përdorur një standard ndryshe nga sa bëri me garueset e tjera, apo do ta skualifikojë.

Pavarësisht vendimmarrjes, çështja mund të shkojë për ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor të cilët pritet të japin edhe verdiktin final për këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mosvaksinimi kushton jetë
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ verifikon tre kandidatë të dyshimtë. Një nga lista e PD-së në Durrës, dy të pavarur

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT