• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
242 vjetori i Pavarësisë së SHBA, presidenti Meta uron Donald Trump
Home
Shqipëri

242 vjetori i Pavarësisë së SHBA, presidenti Meta uron Donald Trump

4 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin e SHBA-së Donald Trump për 242 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

4 korriku është dita më e rëndësishme e SHBA-së, ku ‘baballarët e kombit’ shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe.

‘Me kënaqësi të veçantë, dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në ShBA, të cilët përfaqësojnë një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidhin drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona’, shkruan Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij drejtuar Trump.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplotë ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati.

Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e këtij partneriteti bazuar mbi parimet e përbashkëta që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë.

Duke ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e prezencës së ShBA-ve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e Sigurisë dhe në NATO, dhe besoj se nën drejtimin Tuaj ne do ti forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin, në dobi të lirisë dhe begatisë së vendeve tona, dhe më gjerë.

Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet me ShBA, dhe me modesti por vendosmërisht, do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe për t’i dhënë mundësi të reja paqes në botë.

Me kënaqësi të veçantë, dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në ShBA, të cilët përfaqësojnë një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidhin drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona.

Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së ShBA dhe përshëndetjet më të mira për Ju, familjen Tuaj dhe popullin e madh amerikan. Lutem pranoni, Zoti President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Ilir Meta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 242 VITE PAVARËSI AMERIKANE/ Meta mesazh Trump: Çdo shqiptar beson fort në aleancën...
Previous article DHUNA NË FAMILJE/ Gruaja e hedh në GJYQ. Ja "fati" i 31-vjeçarit që ushtronte...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT