Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një qytetar 24-vjeç me iniciale N.Sh është goditur me sende të forta nga dy persona të tjerë të idenfitikuar si O.S., dhe A.Ç., vjeç 31 e 36, banues në Tiranë.
NJOFTIM I POLICISË
Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit O.S., dhe A.Ç., vjeç 31 e 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2018, në rrugën “Ali Demi”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin N.Sh., vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tyre. Neni 90 i Kodit Penal.


