• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
24 VITE NGA MASAKRA E POKLEKUT/ Kurti: Serbët nuk u mjaftuan me vrasjet, dogjën edhe trupat e viktimave
Home
Rajon

24 VITE NGA MASAKRA E POKLEKUT/ Kurti: Serbët nuk u mjaftuan me vrasjet, dogjën edhe trupat e viktimave

17 April, 2023 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjuca dhe presidenten Vjosa Osmani kanë kryer homazhe ditën e sotme në Poklek të Drenasit ku përkujtuan 24 vjetorin e masakrës që serbët bënë në këtë fshat.

Kurti tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke kujtuar se 24 vite më parë 54 civilë shqiptarë u vranë vetëm se dëshironin të jetonin të lirë në tokën e tyre. Ai tha se ajo çfarë e bën më të rëndë këtë masakër, është fakti se serbët nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen por edhe dogjën trupat e kufomave.

“Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave, që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetëve, por edhe të qenies. Andaj, masakra e Paklekut është dëshmie e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë në Kosovë solli në kujtesë edhe faktin se muajin e ardhshëm bëhen 4 vite që prej kur Kuvendi i Kosovës mundësoi që prokurorët e shtetit dhe ata të Prokurorisë Speciale të ndjekin dhe të gjykojnë në mungesë kriminelët serbë për masakrat e kryera.

“Në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që ekziston një mundësi e tillë. Dhe për këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime lufte, do të duhej të ketë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që i ekzekutuan dhe ata që i urdhëruan ato”, tha ai.

Pas homazheve, Kurti vizitoi shtëpinë muze, ku më 17 prill të vitit 1999, 24 vjet më parë, forcat serbe vranë 54 qytetarë të pafajshëm. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej këtyre, 18 persona kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç.

Në dëshmitë e familjarëve të mbijetuar tregohet sesi civilët shqiptarë, të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha, ishin duke u larguar prej shtëpive të tyre, por policia serbe i urdhëroi të ktheheshin atje. Më pas i bombardoi duke u hedhur granata dore në dhomat ku po qëndronin dhe më pas lëshoi breshëri automatikësh ndaj tyre. Në fund edhe i dogji trupat e viktimave tëcilët në pamundësi të identifikimit janë varrosur në një varr të përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOIZY TËRHOQI AKUZËN NDAJ CELLVIOS/ Reagon avokati: Nëse i ka shkaktuar ankth le të...
Previous article "DO DALËSH ME BISHT NDËR SHALË"/ Luizi nuk pushon së foluri për Bledin

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT