• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
24 VITE NGA 14 SHTATORI/ Sali Berisha tentoi një grusht shteti gjatë ceremonisë mortore të Azem Hajdarit
Home
Politikë

24 VITE NGA 14 SHTATORI/ Sali Berisha tentoi një grusht shteti gjatë ceremonisë mortore të Azem Hajdarit

14 September, 2022 s.autor Politikë

24 vjet më parë, shteti shqiptar u përball me një nga momentet më të rënda.

Dy ditë pas vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari, ceremonia mortore e zhvilluar në 14 shtator 1998u kthye nga mbështetësit e partisë Demokratike në një sulm ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera; aksion që kishte elementet e një grushti shteti.

Rreth orës 11.30, kortezhi u nis nga sheshi “Skëndërbej”, por kur mbërriti pranë Kryeministrisë, nisi sulmi i armatosur ndaj godinës së qeverisë.

Më pas, grupet e armatosura morën disa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë së kuvendit e gjykatën Kushtetuese.

Në këtë situatë, ministri i Rendit urdhëroi daljen nga Garda te tankeve dhe autoblindave, por protestuesit rrëmbyen 3 tanke dhe një autoblind.

Protestuesit pushtuan më pas Televizionin Publik, të cilin e mbajtën në kontroll deri pasdite.

Deri në orën 16.00, Tirana ishte në kaos, derisa forcat e policisë nisën të rivendosnin rendin.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Mariza Lino, doli me një deklaratë të fortë kundër opozitës, duke theksuar se vdekja e Azem Hajdarit nuk duhej të shfrytëzohej politikisht.

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna.

Pas këtyre mesazheve, shton Vizion Plus, në orën 19.00 policia arriti të rimerrte televizionin publik dhe 30 minuta më vonë protesta e armatosur kishte marrë fund.

FATOS NANO

Ne nuk negociojmë me terroristë.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaronte para mediave ndërkombëtare se çfarëdo që të ndodhte, nuk do të largohej nga Shqipëria

SALI BERISHA

Unë do të jem gjithmonë në këtë vend, i gjallë a i vdekur në shtëpinë time apo gjetkë, kjo është parajsa për Sali Berishën dhe nuk do ta lë kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO ME KUTI BANANESH TË MBUSHURA PLOT/ Gazetari "përfundon" në zyrën e prokurorit në Ekuador
Previous article PARA ZHDUKJES, LËVIZTE DREJT KOSOVËS/ Pas kritikave të Ramës, Policia ende pa një version për Martinajn

s.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT