• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
24 ORË PARA ZGJEDHJEVE/ Gjobë 500 mijë lekë partisë që shkel ligjin…nesër shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri
Home
Zgjedhjet 2021

24 ORË PARA ZGJEDHJEVE/ Gjobë 500 mijë lekë partisë që shkel ligjin…nesër shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri

24 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Fushata elektorale është mbyllur ditën e djeshme dhe sot zyrtarisht ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore. Deri në orën e mbylljes së votimit,  nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve. Në rast të shkeljes së këtij rregullit, për partitë politike është përcaktuar gjobë nga KZQ-ja me 500 000 lekë e ndërsa për median, 2 000 000 lekë dhe ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj.

Ditën e nesërme, më 25 prill, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla aleatë, kërkojnë rikthimin në pushtet pas 8 viteve në qeveri. Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo të opozitarëve që kanë krijuar forca të reja politike.
Këto zgjedhje zhvillohen në një vit pandemik, e për pasojë edhe nuk do të jenë të njëjta me atë të viteve kaluara, ky çdo votues do të t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë pikat kryesore. Përpos kësaj, këto zgjedhje do të futen në historinë e Shqipërisë, për shkak se në ndryshim nga e kaluara votuesi do të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që preferon.
Kjo fushatë zgjedhore ka pasur momentet dhe pikat kulminate të saj, që është karakterizuar me pjesëmarrjen e një presidenti “në garë”, edhe pse jo zyrtarisht. Ilir Meta ka ashpërsuar retorikën e tij politike, në drejtim të qeverisë, por pa kursyer edhe ambasadorët. Nga ana tjetër, takimet elektorale të liderit të opozitës, Lulzim Basha janë zhvilluar në shkelje të masave anti-COVID, e ndërsa fushata elektorale e kryesocialistit Edi Rama ka pasur në fokus Ilir Metën dhe Sali Berishën, si dy figura që për të personifikojnë të shkuarën që nuk duhet të kthehet më. Fatkeqësisht në këtë fushatë, u shënuar edhe një viktimë. Pjerin Xhuvani u ekzekutua nga një nga anëtarët e Strukturës së Armatosur të Partisë Demokratike për mbrojtjen e votën, grup ky i cili alarmoi edhe ndërkombëtarët që e cilësuar si të papranueshme dhe të patolerueshme krijimin e saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTET ME TROMPOZË/ CDC merr vendimin e rëndësishëm për vaksinën ‘Johnson & Johnson’
Previous article KTHJELLIME DHE VRANËSIRA/ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT