• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
23 vjeçari në koma në Francë, flet i ati: Unë e dua djalin gjallë, jo t’i heqin tubat
Home
Sociale

23 vjeçari në koma në Francë, flet i ati: Unë e dua djalin gjallë, jo t’i heqin tubat

22 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Florenc Beqiraj, 23-vjeçari nga Shkodra ndodhet prej një jave në gjendje kome në një spital në Marsejë të Francës pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente, ndërsa në qelitë e burgut dyshohet se është dhunuar.

Gëzim Beqiraj, babai Florenc Beqirajt ndodhet pranë të birit në Marsejë të Francës. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se mjekët e spitalit duan t’i heqin tubat, ndërsa shton se nuk do të firmosë kurrë për të autorizuar mjekët për një veprim të tillë.

“Gjendja e djalit është njësoj, në aparatura. Mjekët thonë se nuk i funksionon truri. Sot thanë që i ka ndaluar edhe zemra, po e mbajmë në jetë me aparatura. Edhe pse është gjallë djali, këta duan ta mbysin. Unë e dua djalin gjallë, dua ta lë ashtu, unë për vete nuk hedh firmë. Unë jetoj në Mal të Zi familjarisht, bashkë me vëllezërit. Kemi ikur për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Djali ka qenë në Francë ku ka kaluar azil ekonomik. E morëm vesh përmes një kushërire të kunatit tim se djalin e kemi brenda në rajon të policisë. Kam folur në telefon dhe më ka thënë se do kthehem për 2-3 ditë. Vonuan 5-6 dhe e morëm në telefon oficerin e policisë dhe na thanë se Florenci është i vdekur dhe e kemi dërguar në spital”.

Gëzim Beqiraj thotë gjithashtu se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga autoritetet shqiptare, por i janë gjendur pranë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Francë. “As ambasadori dhe asnjë zyrtar tjetër nuk ka ardhur të pyesë. Kur jam ulur prej aeroportit në Marsejë kam folur në telefon me ambasadorin, më ka folur si njeri rrugësh. Ai paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe është atje për t’u kujdesur për ne atje. Sot i ka ndodhur djalit tim, por nesër do t’i ndodhë dikujt tjetër”.

I pyetur për hetimet e shkaqeve që çuan në këtë gjendje të të riut, Gëzim Beqiraj tha se është dhunuar në burg. “Kishte shenja në duar dhe në fyt. Eshtë përpjekur të vetëmbrohet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edi Paloka: Vende të BE-së votuan kundër SHBA-ve, po ti o ko**?
Previous article U bëfsh 80 vjeç dhe u bëfsh si Jane Fonda (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT