• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
23 të arrestuar/ Edmond Spaho: Qeveria i preu në besë protestuesit
Home
Shqipëri

23 të arrestuar/ Edmond Spaho: Qeveria i preu në besë protestuesit

2 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, thotë se është qeveria ajo që shkeli marrëveshjen që kishte vendosur me protestuesit.

Gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Spaho tha se ishte rënë dakord që të pezullohej protesta në “Rrugën e Kombit”, dhe të mos kishte arrestime.

“Këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje, po ka patur një akord mes qeverisë dhe protestuesve që të pezullohej protesta në rrugën e Kombit, të mos arrestoheshin njerëz, të hynin në dialog me autoritetet vendore për të gjetur një zgjidhje.

Për fat të keq qeveria e theu këtë marrëveshje në mirëbesim mes palëve dhe gjatë natës arrestoi 23 veta që ju tashmë e dini.

Nëpërmjet veprimeve të dhunshme me forca speciale, a thua se po kapnin kriminelët më të mëdhenjtë e këtij vendi që po bredhin të lirë. Qytetarët janë të vendosur që ata të lirohen”, tha Spaho për Top Channel.

Spaho tha më tej se protesta do të vijojë deri në lirimin e të arrestuarve, dhe madje do të rritet, pasi dot ë ketë solidaritet dhe nga rrethet e tjera të vendit.

“Protesta do të vijojë derisa të lirohen, ose këtu në Tiranë, ose në Kukës, madje të jeni të sigurtë që do të rritet dhe solidariteti nga rrethet e tjera të vendit për të liruar këta qytetarë që protestuan për të drejtën e tyre.

Ne nuk synojmë dhe nuk është në natyrën tonë që të përdorim akte të dhunshme. Protesta është e qetë pasi ata duan vetëm të shprehin kërkesat e tyre që të lirohen të arrestuarit”, vijoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HOOT DAY "/ Dua Lipa e nis mëngjesin duke u... (FOTO)
Previous article ANRI BALA/ Po hajdutët pse u fshehën?!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT