• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
23 MARSI/ Peza rrëfen axhendën e Kongresit të PS dhe kandidaturat në zgjedhjet vendore (INTERVISTA)
Home
Intervista

23 MARSI/ Peza rrëfen axhendën e Kongresit të PS dhe kandidaturat në zgjedhjet vendore (INTERVISTA)

20 March, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediet në PS, Alfred Peza i pranishëm në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare deklaroi sot se Kongresi i Partisë Socialiste i datës 23 mars do të fokusohet te përcaktimi rrugës që do të ndjekë PS drejt zgjedhjeve lokale të qershorit.

“Ka disa muaj që me një vendim të Asamblesë Kombëtare të PS, është caktuar që data 23 mars të jeta dita e mbledhjes së Kongresit të radhës të Partisë Socialiste. Është një kongres elektoral i fokusuar te puna përgatitore dhe dinamika që do të ndjekë Partia Socialiste në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”, theksoi Peza.

Sipas tij, Kongresi është konceptuar në tri pjesë.

“Në pjesën e parë do të ketë një panel me fjalime dhe personazhe të cilët kanë qenë pjesë e filozofisë së punës së PS për bashkëqeverisjen me qytetarët. Fokus do të ketë dhe programi i projektit “Bashkia që duam”, pra mënyrën se si drejtuesit lokal të PS kanë drejtuar deri tani dhe se çfarë duan qytetarët në të ardhmen në qytetet e tyre dhe se si do implementohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve nga drejtuesit lokal të rinj apo ato që do konfirmohen nga Partia Socialiste. Pra një konceptim dhe i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit”, theksoi Peza.

Sipas Pezës, “PS në këtë Kongres, do të shpalosë vizionin e saj, të gjitha ato histori suksesi të bashkëqeverisjes me qytetarët, por dhe strategjinë e vet dhe se si e sheh kjo forcë politike, qeverisjen lokale të Shqipërisë, jo vetëm deri tani, por dhe në katër vitet e ardhshme. I gjithë fokusi do të jetë pikërisht në këtë strategji”.

“Ne do të ofrojmë të gjithë ato alternativa, përfshirë këtu jo vetëm individë, por edhe programe, por edhe si vizion, edhe si filozofi, por edhe si një qasje politike e tillë që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të kuptojnë edhe më mirë vizionin e të majtës për Shqipërinë që duam dhe bashkëqeverisjen me ta”, tha Peza.

“Dhe nga ana tjetër, shtoi Peza, nuk do të ketë një listë me 61 kandidatët zyrtarë për 61 bashkitë e vendit nga ana e PS, por do të ketë disa prej kandidaturave të reja që do të përfaqësojnë PS në këtë fushatë, që do të anonçohen, dhe nga ana tjetër, do ketë dhe disa kandidatura të tjera që do të vazhdojnë që të jenë kandidatët tanë edhe për mandate të tjera”, tha Peza.

“E vetmja listë e plotë e kandidatëve zyrtarë që do zyrtarizohet, do të jetë ajo e kandidatëve për këshillin bashkiak të qytetit të Tiranës, pasi një nga pjesët e Kongresit do t’i dedikohet “Bashkisë që duam” për Tiranën, duke qenë se ky është një tur i ndërmarrë nga Kryeministri në të gjitha qarqet e Shqipërisë, dhe këtë radhë një nga pjesët e kongresit, do t’i dedikohet bashkisë së Tiranës, ku do konfirmohet zyrtarisht kandidatura e Erion Veliaj si kandidat edhe për një mandat”, tha Peza.

Ai gjithashtu nënvizoi se, PS do marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit me apo pa opozitën.

“Kongresi është i fokusuar vetëm te zhvillimet e brendshme të Partisë Socialiste, jo në zhvillimet në përgjithësi. Megjithatë Kongresi pavarësisht kësaj, nga mënyra se si po e zhvillon axhendën e saj programore, por edhe gjithë atë ditë, që është një lloj feste politike me funksione elektorale, po i jep një përgjigje indirekte edhe zërave politik për zhvillimet aktuale të vendit. Që do të thotë, se me apo pa opozitën, me apo pa PD e LSI, Partia Socialiste do të vazhdojë të hyjë në zgjedhjet e 30 qershori me objektivin për t’i fituar ato”, deklaroi Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediet në PS, Alfred Peza.

L🎙VE Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS, Alfred Peza për Kongresin elektoral të Partisë Socialiste dhe për kandidaturat e reja në zgjedhjet vendore

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Mittwoch, 20. März 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET QYTETI I SHKODRËS/ Vritet me armë një 36-vjeçar, dyshohet se... (EMRI)
Previous article SHOFERI I VË FLAKËN AUTOBUZIT/ 12 studentë përfundojnë në spital, u kërcënuan...

F.autor

Postime të ngjashme

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT