• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
22 TETOR/ Te dielën, Kosova voton për pushtetin e ri lokal
Home
Aktualitet
Reportazh

22 TETOR/ Te dielën, Kosova voton për pushtetin e ri lokal

20 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Politikë, Rajon, Reportazh

Zgjedhje organizohen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe ato në veri të vendit. Këto zgjedhje monitorohen nga mijëra vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që të dielën (22.10) të zhvillohen zgjedhjet lokale në 38 komuna të Kosovës. Në këtë proces zgjedhor do të votohet drejtpërdrejt për kryetarë të komunave dhe këshilltarë nëpër asambletë komunale. Sipas KQZ-së, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, beson në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sepse sipas saj, “ka koordinim edhe me mekanizmat e tjerë të Kosovës siç janë policia, prokuroria dhe komisioni për ankesa dhe parashtresa”.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional edhe në zgjedhjet e kaluara ka pasur efektin e duhur dhe ne si KQZ jemi të kënaqur jashtëzakonisht me bashkëpunimin që kemi pasur në faza të ndryshme të procesit zgjedhor. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, është thelbi i angazhimit tonë të përbashkët edhe në këtë proces zgjedhor”, thotë Valdete Daka.
Sipas saj, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje, KQZ është kujdesur që personat, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale dhe kanë bërë shkelje zgjedhore të mos përfshihen në administratën zgjedhore.
Prokuroria e shtetit nga ana e saj tashmë ka caktuar 86 prokurorë, që do të jenë të shpërndarë në të gjitha rajonet e Kosovës. Edhe policia thotë të ketë ndërmarrë të gjitha masat që procesi i zgjedhjeve të shkojë pa probleme.
“Dëshiroj t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve të vendit me kërkesën për ta që të jenë pranë zyrtarëve policor në aspektin e motivit bashkëpunues në njërën anë dhe në anën tjetër të ndihen plotësisht të lirë dhe të sigurt që të lajmërojnë apo të raportojnë çfarëdo parregullsie”, thotë zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Zgjedhje për kryetar komunash dhe asambletë komunale do të mbahen edhe në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Këtë javë në disa komuna qëndruan zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë, në mesin e tyre Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Ai përkrahu hapur një subjekt politik, Listën “Srpska”. Kjo e ka shqetësuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili e ka dënuar siç thotë “ndërhyrjen e Serbisë në fushatën zgjedhore në Kosovë”.
“Akte të tilla bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë dhe cenojnë në mënyrë thelbësore qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Mirëintegrimi i serbëve të Kosovës është interes reciprok dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre. Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, thotë në reagimin e tij, kryeministri Ramush Haradinaj.
Ngjashëm si edhe në proceset zgjedhore paraprake, edhe këto zgjedhje do të vëzhgohen nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë se KQZ, tashmë ka akredituar shumë vëzhgues.”Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të çertifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje. Pastaj organizata joqeveritare vendore, institucione ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës si dhe media vendase dhe ndërkombëtare. Për KQZ-në vëzhgimi i procesit zgjedhor është thelbësor”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Një ndihmë teknike do të japë edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), ndihmë kjo e kufizuar në komunat veriore të Kosovës, ku do të organizohen zgjedhjet lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Artistja nga Kosova me ekspozitën “Urtësi sot e mot”
Previous article SERIA B/ Super Migjen Basha, dy gola Cittadelles

Redaktor1

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT