• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
21 KOMUNA NË BALOTAZH/ Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë
Home
Rajon

21 KOMUNA NË BALOTAZH/ Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

14 November, 2021 s.autor Rajon

Sot 1 260 571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave. Sot do të vendoset për kryetarin e 21 komunave që do të drejtojnë për një mandat 4-vjeçar. Ata do të kenë mundësinë të votojnë në 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime.

KQZ ka bërë të ditur se raundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues.

Lëvizja Vetëvendosje garon në numrin më të madh të komunave, përkatësisht në 12 prej tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Një prej përballjeve më të forta konsiderohet të jetë ajo në kryeqytet. Gara do të bëhet mes kandidati të Vetëvendosjes, Arben Vitia dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama. Vitia në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor mori 45.54 përqind të votave, ndërsa Rama mori 29.17 përqind të votave.

Në Gjilan në garë janë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i cili mori 18 mijë e 546 apo 43,51% të votave dhe ai i Vetëvendosjes, Alban Hyseni i cili siguroi 19 mijë e 057 apo 44,71% vota.

Në Podujevë, do të përballet poashtu kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi 16 mijë e 907 apo 44,16% të votave, kurse ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni mori besimin e 16 mijë e 925 (44,20%) të qytetarëve.

Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në garë janë kandidatët i LDK-së dhe i Vetëvendosjes. Kandidati i LDK-së, Burim Berisha në raundin e parë të zgjedhjeve fitoi besimin e 7 mijë e 966 qytetarëve (49,72%), kurse Enver Bajçinca nga VV fitoi 4 mijë 098 vota apo 25,58%.

Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka i LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë.

Zgjedhje do të ketë edhe në Gjakovë. Qytetarët aty do të mund të zgjedhin mes kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aridan Gjini dhe kandidates së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Gjini në raundin e parë fitoi 47.76 përqind të votave dhe Kusar-Lila fitoi 37.20 përqind.

Në Komunën e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga Partia Demokratike e Kosovës i cili fitoi 7 mijë e 111 apo 44,67% të votave, dhe Jeton Rakës nga LVV-ja që fitoi 5 mijë e 311 të votave apo 33,36%.

Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 përqind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 përqind të votave.

Në Dragash në garë është Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që fitoi 4 mijë e 887 apo 35,69% dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja me 4 mijë e 459 apo 32,56%.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha nga AAK-ja. Ilir Ferati siguroi 7 mijë e 974 vota apo 41,09%, kurse Bekë Berisha 5 mijë e 140 (26,49%).

Balotazhi në Obiliq zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit, nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 5 mijë e 975 vota (48.12%) dhe Halil Thaçit të LVV-së me 2 mijë e 507 (20,19%).

Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 7 mijë e 531 qytetarë (43.33 %) dhe Esat Raci nga PDK-ja me 4 mijë e 766 vota (27.42 %).

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja me 5 mijë e 408 apo (32,52%) dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 5 mijë e 156 apo (31,01%).

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së me 10 mijë e 144 vota (47.18%) dhe Visar Korenica i LVV-së me 5 mijë e 341 vota (24.84%).

Në Komunën e Vitisë në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 8 mijë e 326 vota (41.30%) dhe Arsim Ademi i LVV-së me 6 mijë e 955 vota apo 34.50 përqind.

Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 1 mijë e 419 vota apo (19%) dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 1 mijë e 319 vota (42,01%).

Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 7 mijë e 548 vota apo 34.08 % dhe Isni Kilajt të PDK-së me 6 mijë e 383 28,82%

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10 mijë e 247 vota (34.81 %) dhe Xhafer Tahiri i LDK-së 9 mijë e 956 vota apo (33.82%).

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së dhe Naim Ismajli i PDK-së.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga.

Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË ASTIR/ Policia ndaloi “Audi”-n për kontroll pak para ekzekutimit të dy të rinjve (DETAJET)
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Rama: Nis sot puna në kantierin e tunelit të Llogarasë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT