• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
21 JANARI/ Nis shqyrtimi i çështjes në Strasburg për vrasjen e Aleks Nikës. Familjarët: S’janë kryer…
Home
Breaking News

21 JANARI/ Nis shqyrtimi i çështjes në Strasburg për vrasjen e Aleks Nikës. Familjarët: S’janë kryer…

23 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Aleks Nikës, njërit nga katër protestuesit e vrarë në protestën e 21 janarit 2011, ka paditur shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Kështu, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka dërguar Shqipërisë dosjen me kërkesat që ka Strasburgu për procesin e nisur nga prokuroria dhe drejtësia në vendin tonë.

Familjarët akuzojnë Shqipërinë për një mungesë hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit.

Çështja në lidhje me vrasjen e Nikës ështe ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar, ka shkaktuar vdekjen e tij.

Nisur nga kërkesa e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, avokatja e shtetit Enkelejda Muçaj, i është drejtuar me shkresë për informacion Sekretarit te Përgjitshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Avokatura i kërkon institucioneve të mësipërme ti përcjellin çdo informacion të kërkuar, çdo akt dhe provë të administruar në funksion të procesit.

I riu nga Lezha, që u plagos rëndë më 21 janar rreth orës 14:45, gjeti vdekjen dy javë më pas në një spital në Turqi, ku u dërgua për kurim.

Atje mjekët nxorën plumbin nga trupi dhe predha iu dorëzua aurtoriteteve shqiptare per efekt ekspertimi.

Verifikimi i Policisë Shkencore do të bënte një krahasim të plumbit me 75 copë automatikë dhe rreth 60 armë pistoleta, të gjitha 9 mm, të sekuestruara te Garda e Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit por dëmtimi i saj e bëri të pamundur identifikimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË NDAHEMI ME NJË LEGJENDË SIÇ AI MERITON"/ Trajneri Guardiola: Aguero, një luan që vret në 5 metra
Previous article E RËNDË NË ITALI/ Rrëzimi i teleferikut, shkon në 9 numri i viktimave, 2 fëmijë në gjendje të rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT