• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2021 VITI I ATENTATEVE/ Ekzekutimet mafioze që morën jetë biznesmenësh dhe të rinjsh për larje hesapesh
Home
Ekskluzive

2021 VITI I ATENTATEVE/ Ekzekutimet mafioze që morën jetë biznesmenësh dhe të rinjsh për larje hesapesh

31 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Pavarësisht problemeve të shumta që ka një vend, ky  vit që po lemë pas nuk ka qenë aspak i qetë. Ngjarje të shumta kriminale, atentate dhe ekzekutime ku shumë të rinj dhe biznesmenë janë vrarë në mënyrë mafioze.

Shumica  e këtyre atentateve kanë qenë si pasojë e pazareve të drogës dhe larjes së hesapeve me njëri tjetrin që kanë pasur viktimat me autorët. Nga të gjitha kvto vrasje që  kanë ndodhur gjatë 2021 pak autorë janë arrestuar ndërsa shumica e tyre duket se janë ekspertë të kësaj fushe ku ja kanë dalë ti fshehin më së miri provat.

Alpenews.al ju sjell atentat e bujshme të këtij viti që po lëmë pas.

25 janar 2021/ Atentat në Durrë, vritet në mënyrë mafioze Jetmir Bregu.

Jetmir Bregu u ekzekutua sapo zbriti nga makina para lokalit të tij në Durrës. Jetmir Bregu, pas problemeve me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi, dhe ishte personazh i njohur në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.

1 shkurt 2021/ Si u vra Shkëlzen Kastrati

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua teksa doli nga banesa e tij me plumb në kokë ku mori vdekje të menjëhershme. 3 persona morën pjesë në vrasje, 3 në makinën Range Rover dhe 1 tjetër që i priste pranë fshatit Baltëz të Fierit, për t’u larguar pas ngjarjes. Ekzekutimi  i 41-vjeçarit lidhet me hakmarrjen, për shkak të konflikteve që ka patur vëllai i tij, Klemend Kastrati.

6 shkurt 2021/ Ekzekutohet Gentian Qarri ose “Gëçja” i Vlorës

Një 40-vjeçar u vra në Vlorë në qendër të qytetit, teksa po ecte me këmbë. Autorët qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov duke e masakruar. 40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe autorët kanë qëlluar derisa iu ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua. Viktima ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Itali ku edhe ishte i dënuar me 11 vite burg. Prej 3 vitesh familja pretendon se ai kishte dalë nga burgu, ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Por për policinë, pista e hetimit është larja e hesapeve. Fans i motorëve “Vespa”, ekzekutimi i Gëçes nisi një kalvar të rëndë ekzekutimesh gjatë 2021 në Vlorë.

25 Shkurt 2021/ Vritet me dy plumba biznesmeni

Një tjetër ekzekutim mafioz ndodhi në Tiranë, ku në zonën e Piramidës u qëllua për vdekje me armë me silenciator një 66-vjeçar me emrin Behar Sofia. Behar Sofia ishte biznesmen, pista kryesore për vrasjen e tij dyshohet ajo e pazareve në trafikun e drogës, për shkak të të kaluarës së tij e të vëllait.

3 mars 2021/ Ekzekutohet me breshëri automatiku Taulant Beqiraj

Taulant Beqiaraj u ekzekutua me breshëri plumbash pranë gjykatës së Apelit në Vlorë. Viktima ka qenë duke ecur në trotuar ndërsa autori ka qenë i maskuar ku ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një borxh. Beqiraj nuk ka pranuar t’u kthejë borxhin duke theksuar se nuk kishte parta me vete. Ndërkohë që ndodhte kjo, në debat e sipër autorët dhe viktima janë sharë dhe kërcënuar me njeri-tjetrin.

20 Mars 2021/ Ekzekutohet në pritë miku i Lul Berishës “Mond Çekiçi”

Një pritë iu bë Edmond Koçit, 43 vjeç, i njohur si “Mond Çekiçi”. Dy persona e qëlluan nga një Benz i zi, brenda makinës tip ML ku ai po qëndronte, pasi kishte konsumuar një kafe pranë shtëpisë së prindërve. Ai u vra nga dy persona që dyshohet se janë vrasës me pagesë. Ata e kishin të mbuluar fytyrën me shall dhe kishin veshur rroba ushtarake. Sipas dëshmisë së shoferit të tij, Mond Çekiçi i njohu autorët dhe pak para se të qëllohej u tha: “Hapeni rrugën o gangstera”. E vetmja provë që policia ka në dorë është arma që është dërguar prej muajsh për ekspertizë.

10 maj/ Vritet në makinë në mes të rrugës 40-vjeçari

40-vjeçari Bledar Briçaj u ekzekutua në një atentat me armë zjarri në Vlorë. Ai u qëllua  me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.Lidhjet e mundshme me grupe kriminale në Spanje apo edhe ngjarje që lidhen me Spanjën janë pista kryesore e hetimit për atentatin në Vlorë.

4 Pill 2021/ Ekzekutohet Bardhok Pllanaj

Ekzekutohet në Shkodër 46-vjeçari Bardhok Pllanaj. I etiketuar si kumbar i drogës, Pllanaj, arriti ti shpëtonte policisë 7 vite më parë, pasi u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ai ishte i dënuar dhe me një pasuri prej mbi 2 milionë euro. Për vrasjen e tij mendohet se janë vendosur një grup prej 6 personash. Skuadra ka lëvizur me një makinë “Passat” dhe një tjetër me të cilën autorët u larguan. Vrasja lidhet me pazaret e drogës dhe hasmëritë që Pllanaj kishte krijuar gjatë aktivitetit kriminal.

11 Mj 2021/ Ekzekutohet me silenciator 41 vjeçari në makinë në sy të gruas

41-vjeçari Everest Çaka u ekzekutu në sy të gruas në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Çakës i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë.

17 Maj 2021/ Vritet në Shkodër Endri Mustafa, ushtari i Astmer Bilalit

Endri Mustafa, u vra në Shkodër. 32-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë e Shtetit. Ai u vra me 6 plumba pasi ishte torturuar fillimisht nga autorët. I riu, baba i tre fëmijëve, u ekzekutua në mënyrë makabre, u qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Një emër i njohur si pjesë e grupit të Astmer Bilalit, Endri Mustafa, dyshohet se u nxorr në pritë nga 15-vjeçari Ergys Malja.

9 Qershor 2021/ Ekzekutohet Gramoz Mema në Sarandë

Gazmend Mema u ekzekutua në Ksamil. Mema u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Dyshohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të Memës. E gjithë ngjarja u fiksua nga kamerat e një hoteli përballë banesës. Paraprakisht dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për larje të hesapeve me njëri-tjetrin. Mema kishte disa vite emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën e tij. Ai ishte i pamartuar, pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik.

27 Gusht Sokol Çelaj/ Ekzekutohet ish polici  në Malësinë e Madhe.

Ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 58 vjeçari Sokol Çelaj.Atentati i është bërë teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, bashkë me bashkëshorten.  Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz fuoristrade me targa angleze.
Sokol Çela, nga Reçi i Malësisë së Madhe, po udhetonte me mjetin e tij ne drejtim te baneses rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja.Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmirësisht u ka shpetuar plumbave.

25 tetor 2021/ Ekzekutohet biznesmeni Demir Backa

Biznesmeni Demir Backa u në Fier me 15 plumba në krahëror dhe tre në qafë. Demir Backa ose siç njihej ndryshe (Dem  se Agim) Backa, ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një makinë tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit.

1 nëntor 2021/ Ekzekutohet Xhelal Reçi në Laç.

Xhelal Reçi u ekzekutua në Laç në afërsi të bizneseve të tij. Hetimet për vrasjen e Xhelal Reçi kanë forcuar dyshimet se ish-polici u ekzekutua nga vrasës me pagesë, ndërsa krimi mund të jetë pasojë e konflikteve të të birit, Besnik Reçi.Ky i fundit, mësohet se ka qenë i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë.Emri i tij nuk është i panjohur për Policinë, pasi rezulton i arrestuar në vitin 2019 si një prej personave të dyshuar të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë.

14 nëntor 2021/ Ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe vajza që u përdor si karrem për vrasjen e tij.

Erigers Mihasit dhe Armand Dumani u ekzekutua me breshëri plumbash në Astir . 32-vjeçari Erigers Mihasi, i cili u vra në një atentat me armë zjarri bashkë me shokun e tij, kishte pak kohë që frekuentonte xhaminë, duke lënë pas të kaluarën e tij të errët dhe duke iu përkushtuar besimit islam.Në dosjen e policisë, dyshohet se një vajzë ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin. Mësohet vajza 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar dy të rinjtë. Vajza thirrej nga shokët si “Bella”, studente e arkitekturës në Tiranë vetëm 20-vjeçe.

5 dhjetor 2021/  Atentati ndaj ish-kreut të Velipojës, Pashko Ujka

Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i Velipojës, u vra me armë tip silenciator në sy të vëllait dhe bashkëshortes teksa po shëtiste në lulishte pranë Kisha Ortodokse në qendër të qytetit verior. Vrasësi besohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qëlluar 64-vjeçarin me një plumb pas shpine dhe është larguar nëpër rrugicat e pallateve. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes së Pashk Ujkës me babain e Kristianit, Aleksandër Kelmendi.  Kjo për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima. Sipas djalit të biznesmenit të vrarë, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin.

10 dhjetor 2021/ Ekzekutohe në Laç,  55-vjeçari Rakip Rroli 

Rakip Roli u ezekutua teksa po dilte nga shtëpia e tij ku ndodhej në makinë, ndërsa dy autort  ishin duke lëvizur në këmbë dhe më pas e ekzekutuan. Mësohet se kjo ishte një rrugë që ai e përshkonte çdo ditë. Kjo do të thotë se ai ishte vëzhguar nga autorët të cilët i kanë zënë pritë në këmbë duke zbrazur kallashnikovin. Fillimisht Roli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin.

23 Dhjetor 2021/ Ekzekutoheet Can Kariçi

Can Kariçit u ekzekutua nga persona të paidentifikuar në Kodër Kamzë, në Tiranë.30-vjeçari lëvizi i plagosur me makinë për gati 100 metra. Sapo doli nga lokali ku kishte konusmuar kafe me shokët dhe shoqet e tij, ishte hipur në makinën me targa gjermane, sapo ndezi makinën e qëllua me breshëri kallashnikovi.Hetimet kanë zbuluar se 30 vjeçari i ishte drejtuar zonës së Institutit, aty ku e priste një tjetër vajzë për takim. Kjo e fundit kishte shkuar në këtë zonë me taksi dhe me mesazhe i kishte treguar Kariçit vendin se ku e priste.

27 Dhjetor/ Ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin

Albi Bashaliu u ekzekutua në Peqin nga një atentat mafioz. Autorët e vrasjes kanë pritur derisa ai ka zbritur nga makina për të shkuar te lokali. Ata kanë shfrytëzuar kohën kur ai ka qenë duke ecur drejt lokalit për ta qëlluar për vdekje dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij duke djegur makinën e tyre.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U PËRPOQËN TË LËNDONIN..."/ Frikë për yllin e Manchester City-t, sulmohet pas një grabitje në shtëpi (FOTO)
Previous article "I MUNGON TELEVIZIONIT..."/ Sara Hoxha zbulon se kur do të rikthehet Ledion Liço në ekran!

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT