Viti 2019 duket se ka nisur jo lehtë, me bilancin e dy ngjarjeve të renda.
Fillimisht, pas zhdukjes se tre ditëve të një peshkatari në liqenin e Pogradecit, vetëm sot u gjend varka por pa të Brenda. Dyshimet e familjarëve janë se ai është mbytur. Ndonëse polumbarët po kërkojnë për trupin, ende nuk është bërë I mundur gjetja e tij.
Gëzim Seitllari, nuk ishte peshkatar I mirëfilltë por I pëlqente peshkimi ndonëse mëngjesi i 31 dhjetorit do përfundonte fatal për të.
Ngjarja e dyte, edhe më e rënda është ajo e ndodhur pasditen e sotme ku një 34 vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj vetëm 18 vjeçe pas një debate.
Shkak duket se ka qënë kërkesa e gruas për të vajtur për festa tek prindërit. Gazment Musta, I dehur dhe pas sherrit, ka marrë thikën dhe I ka qëlluar të dyja njëra pas tjetrës duke I lënë të vdekura në vend.
Mësohet se I gjithë krimi makabër ka ndodhur në sy të fëmijevë të mitur. Çifti Musta jetonte në Ballsh por autori kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.
AlpeNews.al mësoi çifti janë personat që shihni mëposhtë:
Përgatiti: AlpeNews.al




