• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2018-TA E GJAKOSUR QË PREJ JANARIT/ MASAKRA e Selenicës më e rënda deri tek vrasja e Ariela Murataj
Home
Breaking News

2018-TA E GJAKOSUR QË PREJ JANARIT/ MASAKRA e Selenicës më e rënda deri tek vrasja e Ariela Murataj

25 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

38 persona janë vrarë në Shqipëri 8 muajt e fundit.

Një bilanc lufte, që ka nisur me vrasje mafioze, e krime pasioni dhe ka përfunduar me masakrën e Selenicës në Vlorë. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT dhe Policisë Shqiptare që nga 1 janari i 2018-së deri në 25 gusht, kanë ndodhur 38 vrasje me dashje.

Që në ditët e para të janarit vendi do të tronditej nga vrasja e Emiljano Boçit, Devi Kasmit dhe krimit të pasioni nga Aldison Belulaj. Emiljano Boçi u ekzekutua vetëm 2 muaj pasi doli nga burgu, ku ishte dënuar për tentativë vrasje.

Autorët e kësaj ngjarje ende nuk dihen. Pak ditë më vonë Aldison Belulaj ka vrarë ish-të dashurën e tij Ariela Muratin dhe më pas veten.

Një ndër vrasjet tipike mafioze ishte atentati ndaj Devi Kasmit. Ai u qëllua poshtë shtëpisë së tij dhe autori i dyshuar është greku Efthymiou Efthymious.

Vrasja e Devi Kasmit u organizua nga një grup kriminal, dhe për vdekjen e tij dyshohet se u paguan shuma të mëdha parash.

Tirana u trondit përsëri në muajin shkurt ku u vra Memli Begalla. Për këtë ngjarje janë arrestuar Denis Demiri dhe Ardian Serezi. Begalla u qëllua me 1 plumb në kokë dhe shkak dyshohen konfliktet e vjetra.

Vrasjet në familje dhe atentatet për shkak të së shkuarës kanë vijuar edhe në qytete të tjerë, si Durrësi, Pogradec, Dibër etj.

Në muajin prill në Tiranë u vra Mario Majollari. Ai ishte kthyer nga Suedia pasi iu refuzua azili. Autori i dyshuar është Kastriot Gjuzi, i cili dyshohet se e vrau Mario Majollarin për shkak të gjakmarrjes. Në vitet 2000 babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit.

Në 8 qershor një tjetër krim pasioni tronditi Tiranën. Xhaferr Mata vrau ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çunin dhe më pas veten. 31-vjeçari dyshohet se e vrau pasi 19-vjeçarja refuzoi të vazhdonte lidhjen me të.

Kejsi Hysa u vra në Nikël dhe u gropos në një fushë me kanabis. Në Shkodër në 15 korrik u vra Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Një vrasje ku Policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.

Vrasja e 8 personave nga Ritvan Zykaj në Selencisë të Vlorës, është një ndër ngjarjet më të rënda të këtij viti. As në vitin e mbrapshtë 1997 një person i vetëm nuk kishte vrarë 8 persona të tjerë në Shqipëri. Monstra i Selenicës shoi 2 familje të fshatit Resulaj dhe shkak ishte se e akuzonin për vjedhjen e pulave. 24-vjeçari është sot pas hekurave.

38 të vdekur në këto 8 muaj ngrenë alarmin për autoritetet. Shifra që për një vend të vogël si Shqipëria vënë në pikëpyetje sigurinë në vend.

Alarmi shtohet edhe për faktin se në 61 raste, vrasjet kanë mbetur në tentativë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM KRENARE PËR TY"/ Mesazhi që i dedikon Rita Ora të ëmës... (FOTO)
Previous article SUPERSFIDA/ Allegri zbulon titullarët e JUVENTUSIT në përballjen me LAZION (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT