2018 ka nisur mbarë për Izmir Smajlaj.
Kampioni i Europës në kërcim për së gjati ka kurorëzuar në fejesë lidhjen e tij, në ditët e para të këtij viti.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me një foto teksa na tregojnë unazat e fejesës.
Mbi foton shkruhet thjesht “Ne” të shoqëruar edhe me një zemër.
Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në kërcim së gjati, në europianin e sallave që është zhvilluar në Beograd.
Rezultati i tij ishte 8.08 metra, duke thyer edhe rekordin kombëtar./class




